LAJMI I FUNDIT:

Finalizojnë divorcin pas tetë vitesh – Halle Berry do ta paguajë ish-bashkëshortin shtatë mijë euro në muaj për shkak të djalit të tyre

Finalizojnë divorcin pas tetë vitesh – Halle Berry do ta paguajë ish-bashkëshortin shtatë mijë euro në muaj për shkak të djalit të tyre

Pas tetë vitesh betejë në gjykata, Halle Berry dhe Olivier Martinez, raportohet se kanë finalizuar zyrtarisht divorcin e tyre.

Të dy u martuan në vitin 2013 dhe paraqitën për divorc dy vjet më vonë.


Thuhet se divorci zgjati shumë për të vazhduar për shkak të çështjeve të pazgjidhura të kujdestarisë.

Foto: Getty Images

Por tani që gjithçka është thënë dhe bërë, aktorja e “Catwoman” duhet të paguajë ish-in e saj shtatë mijë euro në muaj si mbështetje për fëmijën, për djalin e tyre nëntë vjeçar, Maceo.

Ajo gjithashtu u urdhërua të paguante 4.3 për qind të çdo të ardhure që bën mbi 2 milionë euro si “mbështetje shtesë për fëmijët”, raportoi PageSix.

Të gjitha lajmet nga Halle Berry
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Halle Berry

Halle është gjithashtu përgjegjëse për “shkollimin, uniformat shkollore dhe mjetet shkollore” të Maceos së bashku me sigurimin e tij shëndetësor, shpenzimet e pambuluara mjekësore dhe 100 për qind të aktiviteteve jashtëshkollore të nëntë vjeçarit.

Foto: Getty Images

Aktorja thuhet gjithashtu “vullnetarisht” pranoi të kontribuonte me 55 mijë euro për tarifat ligjore të ish-bashkëshortit të saj.

Ndërsa kjo tingëllon si shumë, raportohet se Halle vlen mbi 90 milionë euro.

Për marrëveshjen e kujdestarisë, duket se të dy kanë hartuar një orar që i jep gjysmën e javës, nga e hëna në të mërkurë, njërit prind dhe gjysmën tjetër të javës nga e mërkura në të premte te tjetri, me fundjavë të alternuar.

Foto: Getty Images

Kjo është martesa e tretë e Halle dhe e para e Olivierit.

Halle ishte martuar më parë me lojtarin e bejsbollit, David Justice, në vitin 1993. Të dy u divorcuan në vitin 1997.

Foto: Getty Images

Burri i saj i dytë ishte kantautori Eric Benet, me të cilin u martua në vitin 2001 dhe u divorcua katër vjet më vonë.

Ajo ishte gjithashtu në një lidhje afatgjatë me modelin francezo-kanade,z Gabriel Aubry, me të cilin filloi të takohej në vitin 2005. Së bashku ajo dhe Gabriel kanë një vajzë 15-vjeçare. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori