LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Foto: Arkiv

E plotësuar: Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimi ka përfunduar rreth orës 13:00.


Pas përfundimit të takimit ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare nëse është arritur marrëveshje ose jo për dinarin serb.

Fillon takimi trepalësh në Bruksel

Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel, ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit serb.

Takimi trepalësh ka nisur rreth orës 10:30.

Takimi i fundit lidhur me këtë çështje është mbajtur më 25 mars në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi kishte shprehur nevojën për një takim shtesë për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb.

Dy muaj më parë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për transaksionet me para të gatshme, ku thuhet se e vetmja valutë zyrtare është euro, duke përjashtuar kështu dinarin nga qarkullimi. /Telegrafi/