LAJMI I FUNDIT:

Fillon Play-Offi në NBA: Kampioni fiton në ndeshjen e parë, befasohet Portland Blazers

Fillon Play-Offi në NBA: Kampioni fiton në ndeshjen e parë, befasohet Portland Blazers

Ka nisur Play-Offi në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors e ka nisur mirë pasi ka shënuar fitoren e parë në përballje me San Antonio Spurs 113-92.


Tre çerekët e parë i takuan vendasve 28-17, 29-24, 29-22 ndërsa në të fundit triumfuan mysafirët 27-29 por pa arritur të bëjnë kthesën e madhe në rezultat.

Djelmoshat e Steve Kerr ishin më të mirë që nga fillimi duke shënuar edhe 10 tre pikësha në këtë sfidë.

Më i miri ishte Klay Thompson që shënoi 27 pikë, shtoi dy asistime dhe bëri dy kërcime.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Kevin Durant që realizoi 24 pikë, shtatë asistime e tetë kërcime.

Tek mysafirët më efikasi ishte Rudy Gay me 15 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa LaMarcus Aldridge mbeti në kuotën e 14 pikëve.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet më 17 prill përsëri në shtëpinë e kampionit.

Befasia e parë ka ndodhur nga New Orelans Pelicans që mposhti në udhëtim Portland Trail Blazers 95-97.

Të udhëhequr nga Anthony Davis, Pelicans kaloi në epërsi 0-1 në përballje me Blazers.

Davis ishte fantastik në këtë mbrëmje duke shënuar 35 pikë dhe duke kapur 14 topa nën kosh.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Jrue Holiday që shtoi 21 pikë, ndërsa me 16 të tjera kontribuoi Mirotic.

Cj McCollum ishte më efikasi tek vendasit me 19 pikë, ndërsa Damien Lillard shtoi 18 të tjera por të pamjaftueshme për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Konferenca e Perëndimit :

Golden State Warriors – San Antonio Spurs 113 – 92 (1-0)

Portland Trail Blazers – New Orleans Pelican 95 – 97 (0-1)

Konferenca e Lindjes :

Toronto Raptors – Washington Wizards 114 – 106 (1-0)

Philadelphia 76ers – Miami Heat 130 – 103 (1-0)

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori