LAJMI I FUNDIT:

Fillon edicioni i 14-të i festivalit “Anibar”

Fillon edicioni i 14-të i festivalit “Anibar”
Anibar 2023 (Foto: Anibar/Instagram)

Këtë të hënë festivali ndërkombëtarë i filmit të animuar Anibar hapi zyrtarisht edicionin e tij të 14-të. Ceremonia e hapjes u mbajt në Kino “Liqeni” ku të pranishëm ishin shumë dashamirës të filmit të animuar, personalitete të njohura vendore si dhe ndërkombëtare.

Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar vjen me një program mjaft të pasur prej 160 filmash të përzgjedhur nga 1509 aplikime nga e gjithë bota. Filmat ndahen në nëntë kategori, shtatë prej të cilave janë garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Videomuzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë, Kategoria e të Drejtave të Njeriut, Filmat e Audiencës së të rinjëve dhe dy kategori tjera jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës dhe programi Eksperimental.

Përveç shfaqjes së filmave të animuar, si çdo edicion tjetër edhe këtë vit do të ketë programe tjera, ku përfshihen tre prezantime, pesë punëtori, katër panele dhe dy programe speciale. Si në vitet e mëparshme, të ftuar special do të bashkohen për të ofruar njohurinë e tyre rreth industrisë së animacionit.


Anibar 2023 (Foto: Anibar/Instagram)

Edhe këtë edicion do të ketë një program të veçantë të kuruar të realitetit virtual VR ku do të shfaqen gjithsej katër filma nga vende të ndryshme të botës. Ky program do të ofrojë mundësinë për të parë filma në një mënyrë jo tradicionale duke stimuluar se si industritë kreative mund të shprehin histori. Të gjithë këta filma do të shfaqen në Galerinë e Arteve të Pejës.

Anibar këtë vit sjell edhe programin muzikor, ku do të performonjë shumë artistë si: Lon Mirdita, Erleta Kadrija, Bedi Pejani, Adrian Berisha, RON, Rebiswan, Genc Elezaj, Conquering Lion, Florent V, Papaya Tropical, Yll Megi, Edona Reshitaj, Matale, La Fazani dhe OLT.

Anibar 2023 (Foto: Anibar/Instagram)

Ky edicion i festivalit të filmit të animuar Anibar do të zgjas plot 7 ditë, duke përfunduar më 23 korrik. Edicioni i 14-të është një ftesë për të gjithë me qëllim të zhvillimit të industrisë së animacionit dhe hapave drejt së ardhmes së tij.

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit qëllimi kryesor i Anibar është shpërndarja e dashurisë, pranimi i të gjithëve, duke u ofruar të gjithë pjesëmarrësve një hapësirë të sigurt për t’u shprehur pa u ndjerë të gjykuar, të diskriminuar ose të lënë jashtë. Ky edicion ka të bëjë me dashurinë dhe të gjitha format e saj të ndryshme dhe ju ftojmë të gjithëve që t’i bashkoheni kësaj kauze të mirë dhe të përhapni dashurinë përreth. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori