LAJMI I FUNDIT:

Fifi: Do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse Bregoviq këndon në Korçë

Fifi: Do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse Bregoviq këndon në Korçë

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, i ka bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta tërheqin Bregoviqin nga festivali i ‘Festës së Birrës’.

Ajo përmes një shkrimi të ndarë në InstaStory ka kujtuar masakrat dhe të gjitha padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve dhe se për këtë një artist i tillë nuk duhet të jetë pjesë e atij evenimenti.


E njëjta po ashtu ka shpërndarë edhe reagimin e klubit zyrtar të tifozëve të Kombëtares Shqiptare, të cilët kërkuan me çdo kusht që ta ndalin këtë organizim.

Fifi (Foto: Instagram)

“Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllëzërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë”.

Reagojnë Tifozat Kuq e Zi - japin paralajmërimin fundit: Tërhiqeni Bregoviqin, në mënyrë që festivali të mos përfundojë ashtu siç nuk duhet
Lexo po ashtu Reagojnë Tifozat Kuq e Zi - japin paralajmërimin fundit: Tërhiqeni Bregoviqin, në mënyrë që festivali të mos përfundojë ashtu siç nuk duhet

“Po uroj shumë të bëhet bojkot ky organizim se fundi nuk besoj se do të jetë i mirë”, ka thënë ajo.

Fifi (Foto: Instagram)

‘Festa e Birrës’ në Korçë pritet të mbahet nga 18-22 gusht. /Telegrafi/