LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë Tifozat Kuq e Zi – japin paralajmërimin fundit: Tërhiqeni Bregoviqin, në mënyrë që festivali të mos përfundojë ashtu siç nuk duhet

Reagojnë Tifozat Kuq e Zi – japin paralajmërimin fundit: Tërhiqeni Bregoviqin, në mënyrë që festivali të mos përfundojë ashtu siç nuk duhet

Këngëtari boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, është kthyer në temën e diskutimit gjatë këtyre ditëve.

Kjo pasi festivali i birrës në Korçë, i quajtur “Festa e Birrës” i kanë bërë ftesë atij për të kënduar në një prej netëve dhe me gjithë presionin mediatik nuk po zmbrapsen nga organizimi.


Një paralajmërim të fundit e kanë dhënë klubi zyrtar i tifozëve të Kombëtares Shqiptare.

Tifozat Kuq e Zi në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, kanë shkruar se kanë marrë shumë mesazhe nga fansat duke kërkuar me çdo kusht që ta ndalin këtë organizim në çfarëdo mënyre – por që nuk duan që gjërat të përfundojnë deri aty.

Ky është postimi i tyre i plotë (pa ndërhyrje):

“REAGIM
Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.
Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.
Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO.
Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.
Kjo është thirrja e fundit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori