LAJMI I FUNDIT:

FFK zgjodhi më të mirët për vitin 2020: Mërgim Vojvoda më i mirë në Kosovë, Armend Thaqi në Superligë

FFK zgjodhi më të mirët për vitin 2020: Mërgim Vojvoda më i mirë në Kosovë, Armend Thaqi në Superligë
-->

FFK ka mbajtur mbrëmjen e zakonshme për zgjedhjen e Laureatëve për fund vit.

Në një ceremoni të ngushtë, ku morën pjesë vetëm fituesit, FFK ndau çmimet për:  Lojtarit më të mirë në futsall, klubi më i mirë në futsall, futbollistja më e mirë, klubi i vitit në kategorinë e femrave, trajneri më i mirë i vitit, gjyqtari i vitit, golashënuesi më i mirë i vitit, Ekipi më Fair Play, Klubi i vitit, Formacioni i vitit dhe Lojtari më i mirë i Superligës.

Po ashtu edhe çmimi kryesor për “Futbollistin më të mirë të vitit”, ku bëjnë pjesën yjet e Kosovës.

Blerta Shala, futbollistja më e mirë për vitin 2020

Futbollistja e klubit të futbollit Mitrovica, Blerta Shabani, marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës çmimin “Futbollistja më e mirë e vitit 2020”.

Shabani ka udhëhequr skuadrën e saj drejt disa sukseseve, si titulli i kampionit.

“Mitrovica”, klubi më i mirë në kategorinë e femrave

Klubi i futbollit në kategorinë e femrave “Mitrovica”, është shpallur “klubi më i mirë për vitin 2020”.

Jeton Rukovci lojtari më i mirë në futsall

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur lojtarin më të mirë në futsall.

Ky epitet për vitin 2020 i takon lojtarit të FC Prishtina, Jeton Rukovci. Ai ka shkëlqyer në parketet e huaja dhe në vend.

FC Prishtina është në mesin e 32 skuadrave në Champions League në futsall.

FC Prishtina klubi më i mirë në futsall për vitin 2020

Fc Prishtina është ekipi më i mirë në futsall për vitin 2020.

Klubi ka shkëlqyer duke u shpallur kampion në vend, ndërsa tani po luan në garat evropiane.  Klubi nga kryeqyteti është në mesin e 32 skuadrave në Champions League. Më 15 janar do të përballet me Barcelonën.

Ardian Nuhiu shpallet trajneri i vitit 2020

Trajneri i Dritës nga Gjilani. Ardian Nuhiu, është shpallur trajneri i vitit 2020 nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Drita e ka mbyllur sezonin si kampione vjeshtore duke lënë pas Ballkanin dhe Prishtinën.

Mervan Bejtullahu shpallet gjyqtari i vitit 2020

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërblyer edhe ndarjen e drejtësisë në fushat e futbollit.

Mervan Bejtullahu, është shpallur gjyqtari i vitit 2020.

Feronikeli, klubi më Fair Play gjatë vitit 2020

Feronikeli është shpërblyer me një çmim nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Nikli për vitin 2020 është shpallur si klubi më “Fair Play”.

FC Drita, klubi më i mirë për vitin 2020

Drita nga Gjilani ka marrë çmimin si “Klubi më i mirë për vitin 2020”.

Kjo pasi kanë shfaqur ndeshje shumë të mira gjatë stinorit të vjeshtës.

Po ashtu klubi nga Gjilani e ka mbyllur këtë stinor në krye të renditjes tabelare.

Mirlind Daku shpallet golashënuesi i vitit 2020

Futbollisti i Ballkanit Mirlind Daku, ka “rrëmbyer” çmimin “Golashënuesi i vitit 2020”.

Daku ishte i jashtëzakonshëm në paraqitjet e tij gjatë stinorit vjeshtor.

Ai ka tundur 27 herë rrjetat kundërshtare.

Formacioni i vitit 2020 në Superligën e Kosovës në futboll

Nga çmimet e shumta që janë shpërndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës, për t’i vlerësuar punën dhe angazhimin në futbollin e Kosovës për vitin 2020.

FFK ka shpallur çmimin e 11-shës në të mirë.

Formacioni i vitit: Faton Maloku; Armend Thaqi, Ardian Cuculi, Leutrim Bekteshi, Arbër Potoku; Hamdi Namani, Endrit Krasniqi, Xhevdet Shabani, Gerhard Progni, Ermal Krasniqi; Mirlind Daku.

Armend Thaqi, futbollisti më i mirë i Superligës për vitin 2020

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, është futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës në futboll.

Vitin e kaluar me fanellën e Prishtinës Thaqi ka realizuar gjashtë gola dhe 14 asiste.

Këtë stinor mbrojtësi i Ballkanit ka realizuar tre gola.

Mërgim Vojoda, lojtari më i mirë në Kosovë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Torinos në Serie A, Mërgim Vojvoda, ka fituar çmimin si lojtari më i mirë.

Ai ka bërë hap të madh në karrierë këtë vit, duke kaluar në Serie A.

Sa i përket paraqitjeve me Kosovën, ai gjiton vjen me shumë dëshirë dhe jep maksimumin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

La Liga
Barcelona po planifikon transferimin e lojtarit 'të harruar' të Bayernit

Barcelona po planifikon transferimin e lojtarit 'të harruar' të Bayernit

La Liga
E dogjën fanellën e tij, Felix reagon ndaj tifozëve të Atletico Madridit: Ata nuk e dinë çfarë ka ndodhur

E dogjën fanellën e tij, Felix reagon ndaj tifozëve të Atletico Madridit: Ata nuk e dinë çfarë ka ndodhur

La Liga
Kalo në kategori