LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj rikthehet në Superligë pas një viti, Vëllaznimi bie në Ligën e Parë

Ferizaj rikthehet në Superligë pas një viti, Vëllaznimi bie në Ligën e Parë

Ferizaj ka siguruar rikthimin në Superligë pasi ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës 3-2 pas ekzekutimit të penalltive. 

Ndeshja nisi me tensione nga futbollistët e dyja skuadrave pasi luanin ashpër.

Gjakovarët në 13 minutat e para morën dy kartonë të verdhë ku u ndëshkuan Besnik Krasniqi dhe Kushtrim Gashi.

Gjithsesi rasti i parë i mirë në këtë takim erdhi në minutën e 14-të kur Haliti i Ferizajit tentoi nga gjuajtja e lirë por që Muhaxhiri ishte në vend.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Ferizaj rrezikoi disa minuta më vonë, kur Alban Rexhepi depërtoi mjaftë mirë asistoi për Bardhin goditjen e të cilit e bllokoi Besnik Krasniqi.

Krejt në fund të pjesës së parë, Vëllaznimi pati rastin e parë të mirë në këtë ndeshje.

Fillimisht portieri i Ferizajit, Blakçorri bëri një ndërhyrje jashtë vijës së 16 metërshit, ndërsa nga gjuajtja e lirë për pak sa nuk shënoi Dushi.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe fillimi i pjesës së dytë solli kartonë të verdhë tek të dyja skuadrat ku ishin ndëshkuar gjithsej tetë futbollistë.

Qëndrim Dautaj i bardh e kaltërve provoi pas një ore lojë nga gjuajtja e lirë por priti Muhaxhiri.

Ferizaj vazhdoi sulmet ndërsa Mulaku pati një rast të mirë shënimi por që gjuajti jashtë portës.

Në minutat e fundit, gjakovarët filluan të merrnin lojën nën kontroll derisa patën rast të mirë me Besnik Krasniqin por që gjuajti jashtë.

Shënimin e golit e provoi edhe Lekë Vula në minutën e 85-të, por pa sukses.

Kësisoj 90 minutat e rregullta përfunduan pa fitues dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Me të filluar vazhdimet, Ferizaj kërkoi penallti pas ndërhyrjes së palejueshme në Alban Rexhepin por gjyqtari Maloku nuk mendoi kështu.

Në minutën e 99’, Dardan Rogova i Vëllaznimit tentoi shënimin e golit por priti Blakcorri.

Një minutë para përfundimit të vazhdimit të parë, Haxhaj provoi me kokë por që goditja e tij u bllokua.

Në aksionin vijues Dragusha gjuajti fuqishëm por goditja e tij u bllokua nga Hashani.

Ferizaj përsëri kërkoi penallti pasi Albin Krasniqi u pengua nga dyshja Qorri – Dragusha por gjyqtari nuk mendoi kështu.

Banka e Ferizajt në krye me Bylbyl Sokolin protestuan ashpër tek gjyqtari por i cili nuk ndërroi mendje.

Vëllaznimi tentoi në fund të ndeshjes të shënonte golin e fitores por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Gjithsesi 120 minutat e kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të barabartë 0-0 dhe ndeshja shkoi në penallti.

Në penallti, triumfoi Ferizaj me rikthim pasi mposhtën Vëllaznimin me rezultat 3-2.

Kësisoj Ferizaj rikthehet në Superligë pas një viti, ndërsa Vëllaznimi bije në Ligën e Parë. /Telegrafi/

Penalltitë:

Ferizaj: Burim Shabani (i pasaktë), Erdin Hashani (i pasaktë), Dardan Çerkini (i saktë), Florim Berisha ( i saktë), Fillim Gurazi (i saktë)

Vëllaznimi: Lekë Vula (i saktë), Tun Bardhoku (i pasaktë), Richard Asare (i pasaktë), Burim Qorri ( i saktë), Besnik Krasniqi (i pasaktë).

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori