Ferizaj dhe Dukagjini kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.

Reklama

Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadrat, por që në fund nuk pati fitues.

Ferizaj e pati rastin më të mirë në ndeshje, por që Edon Sadriu dështoi nga pika e bardhë në pjesën e parë.

Penalltinë e sulmuesit ferizajas e priti portieri i klinasve Kenan Haxhihamza.

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por që portat mbetën të paprekura.

Gola nuk pati dhe dy ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë nga ky duel.

Reklama

Ferizaj vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me 13 pikë, derisa Dukagjini ndodhet në vendin e pestë me 22 sosh. /Telegrafi/

Reklama