LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj del me reagim zyrtar: Jemi të pastër

Ferizaj del me reagim zyrtar: Jemi të pastër

Ferizaj ka dalë me reagim zyrtar, pas disa vendimeve të dyshimta që u komentuan gjerë e gjatë në rrjetet sociale.

Fitorja e tyre 2-1 ndaj Dukagjinit, ua siguroi barazhin, aty ku do të përballen me Lirinë për qëndrimin apo rënien nga Albi Mall Superliga e Kosovës.


Sipas klubit ferizajas, reagimet që kanë ndodhur dje, vetëm se kanë shkaktuar më shumë paqartësi në rastin e tyre, aty ku portieri i Dukagjinit akuzohet se nuk bëri sa duhej për ta mbajtur topin larg rrjetës së tij.

FFK reagon për dy ndeshjet e dyshuara për tolerime në Albi Mall Superligë
Lexo po ashtu FFK reagon për dy ndeshjet e dyshuara për tolerime në Albi Mall Superligë

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ferizajt:

FC Ferizaj me vëmendje dhe shqetësim ka përcjellur zhvillimet e mbrëmshme dhe ato të ditës së sotme, ku na është lakuar emri si klub, shkas ndeshja e djeshme kundër KF Dukagjinit.

Për opinionin sportiv, për dashamirët e futbollit, forma se si është trajtuar kjo temë, vetëm se ka krijuar paqartësi edhe më shumë.

FC Ferizaj, është e gatshme të përballet në secilën instancë që ftohet. Ne nuk kemi pse të fshihemi, jemi për drejtësi, fair-play e mbi të gjitha e konsiderojmë jetike faktin që e vërteta duhet të dalë në dritë.

Goli i shumëpërfolur i Ferizajt ndaj Dukagjinit që ia siguroi barazhin
Lexo po ashtu Goli i shumëpërfolur i Ferizajt ndaj Dukagjinit që ia siguroi barazhin

Ne jemi të pastërt, ashtu siç është djersa e mundi i lojtarëve tonë, që kanë punuar e luftuar shumë në sezonin pranverorë.

Edhe një herë ftojmë organet përgjegjëse brenda Federatës së Futbollit që të merren me rastin. Pastërtia jonë nuk mund të njolloset.

Sikur të ishte ndryshe, FC Ferizaj çështjen e mbijetesës do ta zgjidhte qysh moti. Sikur të ishte ndryshe, nuk do vinte puna që xhiroja e fundit të përcaktonte të ardhmen tonë.

Por ne nuk dijmë ndryshe. Ne besojmë fuqishëm në vlerat sportive, avokojmë për meritokraci. Kemi humbur ndeshje, kemi uruar kundërshtarët. Nuk jemi ankuar asnjëherë në referim.

Këshilli kombëtar konfirmon hetimet për dy ndeshjet e Superligës
Lexo po ashtu Këshilli kombëtar konfirmon hetimet për dy ndeshjet e Superligës

Kemi vendosur standard të ri në Superligën e Futbollit në Kosovë. Pas çdo humbje, gishtin e kemi drejtuar nga vetja. Kemi punuar shumë që të mbërrijmë këtu ku jemi.

Ne jemi të gatshëm të dëshmojmë para secilit se djersa e lojtarëve tonë është investimi për të cilin krenohemi si klub e si qytet.

Mos të harrojmë, të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë na pret një ndeshje e madhe. Shkojmë të bindur për fitore!

Superliga e Kosovës do jetë e varfër çdo herë pa FC Ferizajn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori