LAJMI I FUNDIT:

Fellaini: Anglezët më trajtojnë si një vrasës

Fellaini: Anglezët më trajtojnë si një vrasës

Marouane Fellaini ka thënë se në Angli po e trajtojnë si të ishte një “vrasës”.

Mesfushori i Manchester Unitedit pohoi se nuk është i sigurt nëse do të mbetet në Old Trafford.


“Për mua thonë se jam një lojtar agresiv, një vrasës. Unë jam fanatik, ekipi ka arritur fitore të vështira, dhe në disa raste u shndërrova në kriminel. Çfarë duhet të bëj nëse dikush më tërheq për flokë? Gjithçka tingëllon si një shaka, por është me të vërtetë e dhimbshme”, u tha Fellaini mediat belge.

Belgu deri më tani ka pasur 98 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola

Reprezentuesi belg gjithashtu u ankua për trajtimin që i bënë në ligën elitare angleze.

“Sezonin e kaluar unë u pezullova pas derbit me Manchester Cityn, pasi dyshohej se godita kokën e Sergio Agueros. Ai qëndroi para meje dhe pastaj ra si i vdekur. Lojtaret shpesh përpiqen të më provokojnë, por ju e dini se si kam marrë kartonët e verdhë gjatë sezonit të kaluar? Vetëm katër në 45 ndeshje “, ka shtuar futbollisti belg.

Më parë këtë vit, Manchester United ka aktivizuar klauzolën për zgjatjen e kontratës së 30-vjeçarti edhe për një vit tjetër, por është e paqartë nëse do të qëndrojë në Old Trafford.

“Ata më bënë një ofertë, por mund të ma bëjnë një tjetër. Unë nuk e di nëse do ta pranojë. Ne do ta shohim”, ka thënë Fellaini.

Fellaini në këtë sezon ka luajtur nëntë ndeshje në Ligën Premier dhe ka shënuar tre gola dhe aktualisht po shërohet nga një dëmtim në gju. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori