Fejohet këngëtari Albi Xhepa (Foto)

Këngëtari Albi Xhepa u bë i njohur për publikun pas pjesmarrjes së tij në edicionin e tretë të spektaklit "The Voice of Albania".
Më pas, ai e ka vazhduar karrierën e tij me nxjerrjen e disa këngëve të reja dhe klipe, të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Ai është shumë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, të cilat po bëjnë që karriera e tij të ecë si mos më mirë.
Ndërkohë, këngëtari Xhepa është shumë i plotësuar edhe në jetën private, pasi tashmë e ka gjetur personin e zemrës.
Dje (e premte) ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është fejuar me vajzën nga Gjakova Fabiol Qerkezin, gjersa ka publikuar një fotografi nga momenti i ndërrimit të unazave. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/03/2017
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




























































