LAJMI I FUNDIT:

Fejohet Demi Lovato

Fejohet Demi Lovato

Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato ka njoftuar se është fejuar me aktorin Max Ehrich.

Të mërkurën në mbrëmje në rrjetin social Instagram, aktorja dhe këngëtarja, 27 vjeçare, e cila ka qenë duke u takuar me Max, 28 vjeçar, që nga muaji mars, ndau një seri fotografish mahnitëse me të dashurin e saj, shoqëruar me një përshkrim të gjatë, shkruan DailyMail.


Ajo shënoi: “Kur isha një vajzë e vogël, babai im gjithmonë më quante ‘partneren e tij të vogël ’- diçka që mund të dukej e çuditshme pa theksin e tij jugor. Për mua ka kuptim të përsosur”.

“Dhe sot kjo fjalë përsëri ka kuptim të përsosur, por sot zyrtarisht do të jem partnerja e dikujt tjetër. E dija se të kam dashur në momentin kur të takova. Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj për këdo që nuk e ka provuar atë në dorën e parë, por për fat të mirë edhe ju e bëtë…”, ka shkruar këngëtarja.

“Asnjëherë nuk jam ndjerë aq e dashur pa kushte nga dikush në jetën time (përveç prindërve të mi)… Ti kurrë nuk më bën presion të jem asgjë tjetër përveç vetes…”, shkruan më tej interpretuesja e hitit “In the mirror”.

“Dhe ti më bën të dua të jem versioni më i mirë i vetvetes. Jam e nderuar që pranoj dorën tënde në martesë … Unë të dua më shumë sesa një përshkrim mund ta thotë, por jam ekstatike për të filluar një familje dhe jetë me ty. Të dua përgjithmonë ‘baby’ im”.

Demi më pas falënderoi fansat dhe ndjekësit e saj në pjesën e komenteve, pasi ajo u shkruajti: “Të gjithë miqve dhe fansave të mi që po komentojnë – Unë ju dua, faleminderit për mbështetjen tuaj”.

Pak para njoftimit të saj, Demi dhe i fejuari i saj ishin parë në Nobu të Malibusë së bashku.

Romanca e çiftit u konfirmua për herë të parë kur Demi – e cila më parë ka qenë në lidhje me modelin Austin Wilson, aksidentalisht e bëri të ditur këtë gjë gjatë një lidhje direkte me fansat në Instagram.

Dhe burimet më vonë zbuluan se këngëtarja me famë botërore dhe i fejuari i saj kishin qëndruar së bashku të izoluar përgjatë pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori