LAJMI I FUNDIT:

Fejohet aktori i “Twilight”, Taylor Lautner

Fejohet aktori i “Twilight”, Taylor Lautner
Foto: Taylor Lautner/Instagram

Aktori i njohur, Taylor Lautner është fejuar me partneren e tij prej shumë vitesh.

Ylli i “Twilight”, 29 vjeç, i propozoi të dashurës së tij, Tay Dome të enjten (11 nëntor). Aktori postoi dy foto të tij dhe të fejuarës në Instagram të shtunën (13 nëntor), për të konfirmuar fejesën.


“Dhe ashtu, të gjitha dëshirat e mia u realizuan”, ka shkruar aktori në mbishkrimin e imazheve.

Foto: Taylor Lautner/Instagram

Në foton e parë të përfshirë në postimin e Lautner, ai dhe Dome janë të rrethuar nga petale trëndafili dhe qirinj, ndërsa ai bie në gjunjë, ndërsa mban një kuti të vogël në duar, ndërsa Dome qëndron përballë tij duke mbuluar gojën me duar.

Lautner i propozoi Dome-s me një diamant me prerje ovale të dizajnuar me porosi nga Ring Concierge, shkruan People.

Foto: Taylor Lautner/Instagram

Në imazhin e dytë, Dome ulet në gjunjë pranë tij dhe mban fytyrën e Lautner me duar. Pas tyre, një tabelë neoni shkruan mbiemrin e Lautner.

“Absolutisht miku im më i mirë, mezi po pres të kaloi gjithë jetën me ty”, ka shkruar Dome në postimin dedikuar aktorit.

Lautner dhe Dome, e cila punon si infermiere, dolën publikisht në vitin 2018, kur ai postoi një foto me kostume të ngjashme të Halloween. Që atëherë, ata nuk e kanë fshehur më lidhjen e tyre në rrjetet sociale, ku dyshja ndan shpesh foto së bashku.

Foto: Taylor Lautner/Instagram

Në mars, Lautner festoi ditëlindjen e Dome me një dedikim të ëmbël në Instagram dhe një seri fotosh të saj, plus foto të të dyve së bashku.

“Gëzuar ditëlindjen këtij njeriu nga një planet tjetër. Ti je shpirti më i mahnitshëm që kam pasur nderin të njoh ndonjëherë. Unë përpiqem të jem më shumë si ti çdo ditë. Ky do të jetë viti yt më i mirë deri më tani dhe mezi pres ta përjetoj me ty”, kishte uruar aktori të dashurën e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Lavdije Rexhepi
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori