LAJMI I FUNDIT:

Federata e Maqedonisë së Veriut: Teknologjia VAR do të implementohet në ndeshjen ndaj Kosovës

Federata e Maqedonisë së Veriut: Teknologjia VAR do të implementohet në ndeshjen ndaj Kosovës

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në një njoftim në faqen zyrtare ka bërë të ditur se në ndeshjen kundër Kosovës do të implementohet sistemi VAR.

Më 8 tetor (e enjte) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, këto dy përfaqësuese do të zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.


Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Për ta ndarë sa më mirë drejtësinë është vendosur që në vendimet e rëndësishme të shqyrtohet sistemi VAR – video teknologjia ndihmëse gjatë vendimeve të gjyqtarëve.

Miratimin për përdorimin e sistemit e ka konfirmuar FIFA dhe e gjitha kjo është e lidhur me rregullat e futbollit – thuhet në njoftimin e Federata së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në ditën e ndeshjes, fillimisht do të bëhet testimi i teknologjisë, kurse testimi final do të realizohet dy orë para fillimit të takimit.

Sipas njoftimit, në rast të ekzistimit eventual të ndonjë problemi teknik të implementimit të këtij sistemi, në këtë rast teknologjia VAR nuk do të shfrytëzohet. /Telegrafi/

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori