LAJMI I FUNDIT:

FBK dënon me 500 euro KB Yllin për fyerje racore, Rahoveci pritet të tërhiqet nga garat e Superligës

FBK dënon me 500 euro KB Yllin për fyerje racore, Rahoveci pritet të tërhiqet nga garat e Superligës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka dënuar me 500 euro klubin nga Suhareka, KB Ylli.

Dënimi nga FBK vjen pas fyerjes racore drejtuar ekipit dhe tifozëve mysafirë të KB Rahovecit në derbin e regjionit.


Në shkresën që e ka siguruar Telegrafi që FBK ua ka dërguar klubeve, thuhet se për sjellje të shikuesve me ofendime nacionale, fetare dhe racore dhe për shkak të transparenteve me ofendime josportive klubi suharekas dënohet me 500 euro.

Ky është ndryshe dënimi minimal për rastet e fyerjeve racore.

Në ndeshjen mes KB Yllit dhe KB Rahovecit u shpalos një baner gjigant me shkrimin “Made in Bugaria”, kurse gjatë gjithë ndeshjes mijëra shikues vendas këndonin në kor duke brohoritur “ju jeni shkije”.

Pos tjerash, traneri i Rahovecit, Bujar Loci është dënuar me 150 euro për gabimin teknik të marrë në këtë derbi.

Pas këtyre vendimeve, burime të Telegrafit brenda KB Rahovecit bëjnë të ditur se bordi i klubit do të vendosë shumë shpejt nëse do të vazhdojë garat, ku besohet se ekziston pajtueshmëri që garat të mos vazhdohen, pas padrejtësive të njëpasnjëshme që sipas tyre po u bën FBK.

KB Rahoveci gjendet në vendin e katërt me dy fitore më shumë se Trepça dhe një fitore më pak se Ylli. Këto tri ekipe janë në luftë direkt për playoff. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori