LAJMI I FUNDIT:

Fansat e komunitetit LGBT+ reagojnë pas rolit të David Beckhamit si ambasador për Kampionatin Botëror në Katar

Fansat e komunitetit LGBT+ reagojnë pas rolit të David Beckhamit si ambasador për Kampionatin Botëror në Katar

Ish-kapiteni i skuadrës së Anglisë, David Beckham u kritikua nga fansat e grupit LGBT+ për rolin që luajti në promovimin e ardhshëm të Kupës Botërore ne Katar.

Përgatitjet për turneun janë gati në përfundim, me ndeshjen e parë në mes skuadrës angleze dhe atij të Ekuadorit të planifikuar të ndodhë në 10 ditët e ardhshme. Një numër ish-lojtarësh të shquar, një ndër ta edhe David Beckham kanë promovuar vetë Kupën e Botës pavarësisht nga një sërë çështjesh të vazhdueshme, shkruan The Mirror.


Kriminalizimi i homoseksualizmit në Katar, si dhe shkeljet e mëdha të të drejtave të njeriut, kanë bërë që shumë njerëz të kritikojnë lokacionin e Botërorit 2022. Di Cunningham, bashkëthemeluese e ‘Three Lions Pride’, ka kritikuar ambasadorët, përfshirë Beckhamin për rolin e tyre në promovimin e Kupës së Botës.

Foto: Getty Images

Ajo tha: “Një nga vështirësitë që kemi është që njerëzit marrin paratë për të promovuar Katarin, për të promovuar Kupën e Botës”.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer sepse komuniteti LGBT+ e ka pasur David Beckhamin si një aleat të madh, dhe më pas rezulton se ai është një ambasador për këtë Kupë të Botës dhe kjo është tepër zhgënjyese. Kështu që shpresoj që mesazhi është dhënë, që njerëzit do të kritikohen për këtë”.

Beckham nuk është i vetmi që është detyruar të përballet me reagime përpara Kupës së Botës. Ish-kolegu i Manchester United, Gary Neville është kritikuar gjithashtu përpara turneut.

Diku tjetër, mes kritikave të tyre për Beckham, grupi ‘Three Lions Pride’ kanë njoftuar gjithashtu se nuk do të ofrojnë mbështetjen e tyre në Katar për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pavarësisht sigurisë se ofruar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Komiteti Suprem i Katarit.

Ajo tha: “Three Lions Pride nuk do të udhëtojnë për në këtë Kupën e Botës, kryesisht sepse ne e kuptojmë nga homologët tanë në Katar se prania jonë do t’i bënte ata të cenueshëm ndaj abuzimit sistematik, institucional dhe vigjilent”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori