Para disa javësh Barcelona kishte nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me kompaninë Rakuten.

Me këtë rast, kompania japoneze do të jetë sponsori në fanellat e klubit katalunas për sezonin 2017/18.


E përditshmja katalunase ‘Sport’, ka publikuar një fotografi se si mund të duken fanellat e Barcës për sezonin e ardhshëm.

E para do të jetë tradicionale me vijat të kaltra dhe të kuqe, e dyta ngjyrë e kaltër e çelët.

Por, fanella e tretë me ngjyrë të kuqe të mbyllët është ajo që po tërheq vëmendjen, pasi është më ndryshe nga ato që jemi mësuar të shikojmë në sezonet e fundit. /Telegrafi/

Nike do jetë edhe këtë herë kompania që do i dizajnon ato.

telegrafi sport app