LAJMI I FUNDIT:

Fabregasi këshillon Barcelonën: Duhet ta zgjedhin Mbappen

Fabregasi këshillon Barcelonën: Duhet ta zgjedhin Mbappen

Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas ka thënë se ish-skuadra e tij, Barcelona, duhet të lëvizë për transferimin e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Fabregas beson se talenti francez, Mbappe, është ylli i ardhshëm i futbollit dhe Barcelona duket ta afrojë atë.


“Mbaj mend në mënyrë të përsosur ditën kur Lionel Messi arriti në ekip; ai nuk foli shumë, por luajti si dikush që nuk e shihni, ishte i pandalshëm”, ka thënë fillimisht Fabregas.

Top 20 lojtarët më të mirë në Evropë aktualisht
Lexo po ashtu Top 20 lojtarët më të mirë në Evropë aktualisht

“Për të ardhmen do të zgjidhja Mbappen. Ai është e ardhmja e futbollit pasi të largohen Messi dhe Cristiano Ronaldo”.

Spanjolli gjithashtu u pyet në Onda Cero për të ardhmen e ish-shokut të skuadrës Gerard Pique te Barcelona.

“Unë e imagjinoj Piquen si president i Barcelonës, më shpejt sesa pritet”, përfundoi ai. /Telegrafi/