LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Messi do të ishte yll në Ligën Premier

Fabregas: Messi do të ishte yll në Ligën Premier
ALMERIA, SPAIN - SEPTEMBER 28: Lionel Messi (L) of FC Barcelona celebrates with team-mate Cesc Fabregas after scoring the opening goal during the La Liga match between UD Almeria and FC Barcelona on September 28, 2013 in Almeria, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Cesc Fabregas do të përballet me shokun e tij të ngushtë Lionel Messin, këtë mesjavë në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen që Chelsea e pret Barcelonën në Stamford Bridge.

Do të jetë hera e parë që Fabregas luan kundër Barcelonës si lojtar i Chelseat, pasi më parë sa ishte lojtar i Arsenalit ishte përballur disa herë.


Ai ka kaluar së bashku me Messin tri vite në klubin e Barcelonës, ndërsa janë shok të ngushtë që nga mosha 12 vjeçare. Madje edhe gratë e lojtarëve janë shoqe të mira, ku nuk mungojnë pushimet e përbashkëra gjatë verës.

Cesc Fabregasdhe Lionel Messi duke festuar golat te Barcelona. (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Pas asnjë dyshim, ai do të ishte lojtari më i mirë në Ligën Premier”, ka thënë Fabregas për Messin.

“Ne të gjithë duam ta jetojmë ketë ndeshja brenda fushës të fokusuar të luajmë dhe të japim gjithçka”, nënvizoi Fabregas për ndeshjen me Barcelonën.

Lionel Messi dhe Cesc Fabregas, shok që nga fëmijëria . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Fabregas ka zbuluar se tashmë te Chelsea kanë filluar të punojmë për të arritur të përshtatet kundër Barcelonës, duke e cekur se nuk janë favorit në këtë ndeshje.

Ndeshja mes Chelseat dhe Barcelonës do të zhvillohet të martën nga ora 20:45. /Telegrafi/