LAJMI I FUNDIT:

Estrada në mbështetje të madhe për Shkëndijën, disa prej tyre gjenden edhe në stadium (Foto)

Estrada në mbështetje të madhe për Shkëndijën, disa prej tyre gjenden edhe në stadium (Foto)

Ndeshja e sotme që po zhvillohet në San Siro mes Milanit dhe Shkëndijës ka zgjuar emocione tek të gjithë shqiptarët.

Megjithëse minutat e para duken të pafat për ekipin nga Tetova, mbështetja për ta vazhdon, dhe të gjithë shikuesit kanë mundësinë që edhe nga televizori të dëgjojnë brohorimat e tifozëve shqiptarë që gjendet në stadium, shkruan Telegrafi.


Dy gola të shpejtë nga Milani (Video)
Lexo po ashtu Dy gola të shpejtë nga Milani (Video)

Mbështetje të madhe po u ofrojnë edhe fytyrat publike, të cilët përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, po shprehin emocionet dhe mbështetjen e tyre për Shkëndijën.

Disa nga yjet gjenden edhe brenda stadiumit në San Siro.

Këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri përmes disa imazheve në InstaStory ka përcjellur emocionet nga stadiumi, ku ka shkuar enkas për ndeshjen.

Endrit Thaçi në Milano me PINT-at dhe Blerim Destanin për të ndjekur ndeshjen e Shkëndijës (Video)
Lexo po ashtu Endrit Thaçi në Milano me PINT-at dhe Blerim Destanin për të ndjekur ndeshjen e Shkëndijës (Video)

Reperët MC Kresha dhe Lyrical Son janë gjithashtu të pranishëm, përfshirë edhe aktorët Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.

Ndërkohë, shumë yje të tjerë si Capital T, Shkurte Gashi etj, e kanë shprehur mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale, ndonëse ndeshjen janë duke e ndjekur nga ekrani. /Telegrafi/