LAJMI I FUNDIT:

Essien zbulon një histori interesante me Mourinhon: Ndaloi transferimin tim te Arsenali dhe më mori te Real Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Essien zbulon një histori interesante me Mourinhon: Ndaloi transferimin tim te Arsenali dhe më mori te Real Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Jose Mourinho u përball me mesfushorin Michael Essien në lidhje me një transferim të mundshëm të tij te Arsenali dhe e ftoi atë te Real Madridi.

Trajneri aktual i Tottenham Hotspur dikur u ndesh me mesfushorin Essien për një transferim të mundshëm te Arsenali, pasi dyshja më parë ishin bashkë te Chelsea.

Mourinho e thirri atë për ta pyetur në lidhje me lëvizjen e përfolur te Arsenali, dhe më pas i dha atij idenë për t’iu bashkuar te Real Madridit.

Mesfushori nga Gana përfundimisht shkoi te Reali si huazim dhe luajti një rol të vlefshëm për Mourinhon.

Tifozët e Chelseat zgjedhin 25 lojtarët më të mirë në histori të klubit, lista me shumë befasi
Lexo po ashtu Tifozët e Chelseat zgjedhin 25 lojtarët më të mirë në histori të klubit, lista me shumë befasi

“Unë isha me Chelsean në Monaco për Superkupë dhe një numër i çuditshëm më thirri, por nuk doja t’i përgjigja. Kushëriri im që ishte në dhomë me mua atë ditë më tha që ta marr”, ka thënë fillimisht Essien.

“Numri vazhdonte të thërriste kështu që unë u lajmërova dhe posa thashë përshëndetje dhe një përshëndetje tjetër erdhi nga skaji tjetër, e kuptova se kush ishte në telefon kështu që i thashë kushëririt tim që është Jose Mourinho”.

“Ne filluam të flasim dhe ai tha: ‘Kam dëgjuar se jeni duke shkuar në Arsenal’. Por, unë i thashë që nuk është e vërtetë. Nuk kisha dëgjuar asgjë nga Arsenali. Pastaj ai tha që mos shko në Arsenal, eja tek unë dhe e pyeta se ku. Më tha te Real Madridi, kështu që i thashë që jam gati”.

“Ishte dita e fundit e afatit të transferimeve dhe ai tha se në rregull më jepni numrin e agjentit tuaj. I thashë se jam gati edhe nëse do të thotë se duhet të largohem në mes të lojës së Superkupës”.

“Ai tha që Lassana Diarra duhej të transferohej në Rusi, kështu që nëse ai pranon të shkojë, ata do të përpunojnë transferimin tim dhe unë i thashë: ‘Në rregull, unë jam duke pritur, thjesht duke ndenjur në dhomën time. Ai tha që më jepni disa orë dhe të thërras më vonë”.

“Agjenti im thirri pas disa orësh dhe më tha atë që ndodhi dhe unë i thashë që unë fola me Jose për transferimin në Madrid dhe tha që ai i dha Joses numrin tim. Ai më tha të pushoj sepse Madridi do të vijë dhe unë vetëm i thashë ‘mirë’”, përfundoi mesfushori i njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori