LAJMI I FUNDIT:

ESPN zgjedh formacionin më të mirë në botë momentalisht – lë jashtë yje si Alisson, Ramos dhe Kane

ESPN zgjedh formacionin më të mirë në botë momentalisht – lë jashtë yje si Alisson, Ramos dhe Kane

Mediumi i njohur ESPN ka përpiluar formacionin më të mirë në botë, ku mungojnë yje si Alisson, Sergio Ramos dhe Harry Kane.

ESNP ka krijuar një ekip me talent të klasit botëror që rreshtohet në një formacion 4-3-3.


Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak zë vendin mes dy shtyllave përpara Alisson Becker të Liverpoolit dhe Marc-Andre ter Stegen të Barcelonës.

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk, i cili u emërua ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA muajin e kaluar është qendërmbrojtës i zgjedhjes së parë, përkrah Kalidou Koulibaly, të shumëvlerësuar të Napolit.

Ramos: Van Dijk mund ta fitojë Topin e Artë
Lexo po ashtu Ramos: Van Dijk mund ta fitojë Topin e Artë

Krahë për krahë dy qendërmbrojtësve është Joshua Kimmich i Bayern Munich në të djathtë dhe Andy Robertson i Liverpoolit në krahun e majtë.

N’Golo Kante i Chelseat fillon mesfushën, krahas Frenkie de Jong të Barcelonës dhe yllit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili ishte në formë të lartë për Belgjikën në kualifikueset e tyre për Euro 2020.

Kapiteni i Barcelonës, ​​Lionel Messi është në krahun e djathtë të sulmit me tre, me superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo duke siguruar mbështetjen nga e majta.

Messi fiton çmimin e lojtarit të vitit nga ESPN
Lexo po ashtu Messi fiton çmimin e lojtarit të vitit nga ESPN

Udhëheqja e vijës së sulmit i është besuar kujt tjetër përveç superyllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Tifozët kanë ndarë mendimet e tyre për ekipin dhe kanë përplasur përzgjedhjen e De Jong dhe Mbappe përpara yllit të Cityt, Bernardo Silva dhe sulmuesit të Bayern Munich, Robert Leëandoëski. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori