LAJMI I FUNDIT:

“Është një shaka”, Xavi flet pas deklaratës së Ancelottit për zërat që e lidhin Ansu Fatin me Real Madridin

“Është një shaka”, Xavi flet pas deklaratës së Ancelottit për zërat që e lidhin Ansu Fatin me Real Madridin

Menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka qeshur me sugjerimet se sulmuesi i ri Ansu Fati mund t’i bashkohet Real Madridit.

Fati, 20 vjeç, është lidhur me një largim gjatë verës, me raportime se menaxheri i tij nuk ka besim të plotë në aftësitë e tij.


Përpara ndeshjes së Real Madridit ndaj Almerias, Carlo Ancelotti është pyetur për Fatin dhe ka dhënë një përgjigje intriguese.

“Epo, çfarë mund të them. Ansu Fati është një i ri, i cili do të ketë një të ardhme të shkëlqyer”, ka thënë Ancelotti.

Ansu Fati vendos të largohet nga Barcelona – katër klubet që po e presin krahëhapur
Lexo po ashtu Ansu Fati vendos të largohet nga Barcelona – katër klubet që po e presin krahëhapur

Në konferencën për shtyp para përballjes së Barcelonës me Cadizin, Xavi u pyet nëse mund ta imagjinonte Fatin duke nënshkruar për Real Madridin një ditë pas komenteve të Ancelottit.

“Kjo është një shaka, apo jo? Unë tashmë isha shumë i hapur. Janë krijuar debate që nuk kanë asnjë kuptim. Është shumë i rëndësishëm për ne dhe do të vazhdojë të jetë”.

“Ai është trashëgimia e klubit dhe mendoj se kam qenë shumë i qartë për këtë”, ka thënë Xavi në konferencën për shtyp.

Ndërsa Real Madridi nënshkroi një herë Luis Figo nga Barcelona, me Florentino Perez në krye, kjo është një situatë shumë e ndryshme, dhe përveç një eksperti që sugjeron atë si një preferencë personale, nuk është raportuar si një mundësi.

Do të ishte një befasi e madhe nëse diçka do të ndodhte, jo vetëm sepse Fati ka të ngjarë të përballet me një situatë të ngjashme në Santiago Bernabeu me atë që ai bën në Barcelonë, për sa i përket kohës së lojës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori