LAJMI I FUNDIT:

“Është një emër i mrekullueshëm”, Bernardo Silva zbulon se qeni i tij mban emrin e bashkëlojtarit te Man City

“Është një emër i mrekullueshëm”, Bernardo Silva zbulon se qeni i tij mban emrin e bashkëlojtarit te Man City

Nëse jeni duke kërkuar për një pjesë të mrekullueshme për të ndrequr ditën tuaj dhe të shtojë buzëqeshjen, atëherë duhet të shikoni një intervistë brilante me yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Skuadra mediatike e Manchester Cityt ka publikuar një bisedë të sinqertë me mesfushorin e tyre portugez, por ylli i spektaklit është padyshim qeni i tij, i cili në mënyrë gazmore është quajtur ‘John’ shkaku i bashkëlojtarit të tij John Stones.


“Ne donim shumë të kishim një qen dhe ai u emërua si miku im, John Stones, sepse ne jemi shumë të afërt dhe gjithmonë i thosha atij që një ditë nëse do të kisha një qen, do ta quaja “John””, ka thënë fillimisht Silva.

“Është në fakt një emër i mrekullueshëm. Ne e duam atë dhe Ines [partnerja e Silvës] është dakord me të. Mendoj se i shkon atij; ai është një djalë i bukur dhe është shumë inteligjent”, përfundoi portugezi.

Silva dhe Ines janë filmuar duke bërë një shëtitje nëpër rrugët e Mançesterit dhe 27-vjeçari jep një pasqyrë magjepsëse për jetën në klub.

Ai flet për një sërë temash, duke përfshirë marrëdhënien e tij me bashkëkombësin Joao Cancelo, dhe se si ai bën gjithmonë një kafe për vete dhe Riyad Mahrez një orë para çdo ndeshje.

Stones dhe Silva janë miq shumë të mirë

Ndryshe, Silva ka shijuar një tjetër sezon të mirë për Cityn, pasi ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar dy asistime në 20 paraqitje për klubin në të gjitha garat.

Që kur mbërriti në klub nga Monaco në korrik 2017, ai ka fituar tre tituj të Ligës Premier, katër Kupa të Ligës, një Kupë FA dhe dy Community Shields. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori