LAJMI I FUNDIT:

Është martuar Nicki Minaj

Është martuar Nicki Minaj
Nicki Minaj (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Reperja me famë botërore, Nicki Minaj, ka zbuluar së fundmi se ajo është martuar me partnerin e saj, Kenneth Petty.

E njëjta ka treguar se dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë dhe se tani posedojnë dokumentin martesor.


“Ne morëm licensën tonë të martesës,” tha Nicki në emisionin “Radio Queen” të premten.

“Unë mendoj se kam atë që po përpiqesha, thjesht lumturinë”, shpjegoi ajo, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

“Ishte kaq e vështirë për të arritur një lumturi të tillë. Tani që unë jam atje, unë nuk dua të bëj kompromis për askënd. Unë jam vetëm duke shijuar jetën time joproduktive”, ka thënë më tutje reperja.

Njoftimi i Nickit për martesën e saj vjen pak ditë pasi bashkëshorti tashmë Kenneth, bashkë-luajti në videon e saj më të re muzikore “Megatron”, që u publikua të enjten.

Minaj përndryshe është përballur me kritika publike për romancën e saj me Kenneth, një vrasës i dënuar dhe i regjistruar për shkelje seksuale, i cili është i njohur me pseudonimin ‘Zoo’.

Nicki Minaj (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Kenneth kaloi shtatë vjet pas hekurave për vrasje të shkallës së parë, raportoi TMZ .

Përgjatë gjithë intervistës së fundit, reperja amerikane i është referuar me termin “bashkëshort” partnerit të saj, me çka ka konfirmuar vazhdimisht se ata tashmë janë zyrtarisht të martuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori