LAJMI I FUNDIT:

Eriksen në janar pritet të largohet nga Interi

Eriksen në janar pritet të largohet nga Interi

Christian Eriksen duket se nuk do të mbetet më gjatë se deri në janar te Interi.

Mesfushori danez nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij aktuale, ku nuk shihet si titullar fiks.


Eriksen iu bashkua Interit në janar nga Tottenham Hotspur, por duket se do të largohet nga ky klub sapo t’i mbush një vit.

Lojtari ka paralajmëruar largimin pasi nuk është i kënaqur me statutin e tij si futbollist alternativ.

Mediat italiane kanë raportuar tanimë edhe dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Dy skuadrat finaliste të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë favoritët për të nënshkruar me danezin.

Lojtari kishte oferta në ditët e fundit të afatit kalimtar veror nga Dortmund dhe Hertha Berlin, por i refuzoi ato.

Gjithsesi ai nuk pritet të luaj gjatë nën urdhrat e Contes dhe largimi i tij në janar nga Interi duket i pashmangshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori