LAJMI I FUNDIT:

Episodi i 34 i “Egjeli” doli parakohe: Befasi nga Fuka (Video)

Episodi i 34 i “Egjeli” doli parakohe: Befasi nga Fuka (Video)

Fuka, karakteri i veçantë i Stupcave, solli një befasi për fansat e tij këtë javë.

Kah mesi i javës, Vedati përmes karakterit të Fukës njoftoi për një befasi që do ta bëjë të dielën. Dhe si gjithmonë, Stupcat e mbajtën fjalën.


Episodi i 33-të i “Egjelit”: Ngjarja komplikohet edhe më shumë (Video)
Lexo po ashtu Episodi i 33-të i “Egjelit”: Ngjarja komplikohet edhe më shumë (Video)

Sonte, Fuka, me një video të shkurtër e lajmëroi episodin e ri 15 minuta më herët dhe si duket askush në GjirafaVideo nuk e pengoi që ta bëjë atë.

Gjatë javës ne pamë edhe aktorët e tjerë, Mensurin e Osmanin, të cilët nuk e dinin se për çfarë po bëhet fjalë, prandaj siç duket Vedati e kishte projektuar i vetëm këtë befasi.

Në këtë episod, ju mund ta shihni vazhdimin e serialit “Egjeli”, tashmë të kthyer në formatin e kaluar komik, për dallim nga tri episodet e para të këtij sezoni, të cilat po shfaqën vetëm në GjirafaVideo. Në këtë episod shohim Axhën Sheqë që e humb kujtesën pas zgjimit nga gjendja e komës.

Axha Sheqë nuk mund të besojë që Gjyla është gruaja e tij, ndërsa Gjyla po e bën të pamundurën që ta shfrytëzojë këtë situatë, dhe ta kthejë këtë në favorin e saj, duke u shtirë si këngëtare e famshme para Sheqës. Kjo dhe shumë befasi të tjera ju presin në episodin e ri të “Egjeli”.

Shikoni episodin e ri të “Egjeli”, vetëm në http://stupcat.gjirafa.com/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori