LAJMI I FUNDIT:

Episodi i 33-të i “Egjelit”: Ngjarja komplikohet edhe më shumë (Video)

Episodi i 33-të i “Egjelit”: Ngjarja komplikohet edhe më shumë (Video)

Pas arrestimit të Sheqës në episodin e kaluar të “Egjelit”, ngjarja veç sa po shkon duke u komplikuar.

Sheqa i arrestuar, Ilazi i korruptuar, Liki që provon ta shpëtoje axhën e tij nga burgu, e familja e trishtuar e Sheqës po krijojnë më shumë dramë në këtë episod të ri të “Egjeli”.


Trajtimi i korrupsionit, e në tjetrën anë, Teta Gjyli si zakonisht që nuk i kupton rrethanat, e një reagim agresiv nga Magjistari (Liki), po e komplikon edhe më shumë këtë ngjarje.

Por, ajo që ndodh në fund të episodit është një befasi për të gjithë shikuesit, të cilët nuk e kanë ditur se çka po ndodh me ngjarjet që kanë ndodhur në episodin 31 dhe 32.

Episodet e reja të “Egjeli” shfaqen çdo të diel vetëm online dhe vetëm në kanalin zyrtar në GjirafaVideo, stupcat.gjirafa.com.

Episodin 33 mund ta shikoni duke klikuar në këtë link apo në videon e mëposhtme.