LAJMI I FUNDIT:

Empoli 0-3 Inter, notat e lojtarëve: Lukaku më i miri në fushë

Empoli 0-3 Inter, notat e lojtarëve: Lukaku më i miri në fushë

Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Empoli me rezultat 0-3.

Pjesa e parë përfundoi baras 0-0, derisa në të dytën Inter shpërtheu duke dominuar në çdo aspekt.


Më i miri në këtë ndeshje padyshim se ishte Romelu Lukaku me dy gola të shënuara dhe me një asistim te Lautaro Martinez.

Padyshim se nota më e lartë shkoi për Romelu Lukakun, i cili shkëlqeu dhe në fund mori notë 9,3.

Interi i jep fund serisë negative, merr fitore të madhe në udhëtim te Empoli
Lexo po ashtu Interi i jep fund serisë negative, merr fitore të madhe në udhëtim te Empoli

Me paraqitje të mirë u vlerësuan edhe Hakan Calhanoglu, Stefan De Vrij, Marcelo Brozovic e Bellanova.

Ndërkohë te Empoli nota më e lartë shkoi për Razvan Marin, derisa mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli kishte paraqitje solide. /Telegrafi/