LAJMI I FUNDIT:

Eminem bëhet gati t’i kundërpërgjigjet me diss Machine Gun Kellyt

Eminem bëhet gati t’i kundërpërgjigjet me diss Machine Gun Kellyt

Eminem është duke i rimbushur energjitë. Pas dissit të Machine Gun Kellyt me “Rap Devil” ku shumë adhurues pretenduan se u përfundua karriera e legjendarit, Eminem, është Slim Shady ai që sipas zërave po bën gati kundërpërgjigjien e tij.

Gjatë një interviste me Culture Untold, dora e djathtë e Eminemit, Mr. Porter, ka aluduar se Slim Shady ka një përgjigje e cila është duke u punuar.

“Ne po bëjmë diçka tjetër për momentin, por më besoni, ne do të dalim përballë”, u shpreh Mr. Porter.

Producenti dhe ish anëtari i D12 e ka përshkruar kundërpërgjigjen e Eminemit me diss si atë që Thanos i bëri Iron Man në filmin “Avengers: Infinity War”.

“Një gjë për të cilën jam i brengosur… ju kujtohet kur Thanos e hodhi gjithë atë planet mbi Iron Man? I lë të gjithë të thonë diçka më pas i spastron të gjithë për një herë? Kjo do të ndodhë”, deklaroi Mr. Porter.

Megjithatë, ai pati fjalë “të lezetshme” edhe për Machine Gun Kellyn.

“Kjo aktualisht i ndihmoi Machine Gun Kellyt më shumë se sa që i ndihmoi Eminemit. Jo që po them se Machine Gun Kelly është reper fantastik. Por, tingëlloi mirë për atë që jam mësuar të dëgjoj zakonisht prej tij. Kurrë s’kam dëgjuar ndonjë këngë të tij që më bëri të them: Ooh”, theksoi ai.

Në këngën “Rap Devil” të Machine Gun Kelly e ofendon rëndë Eminemin si i dështuar i repit, duke e tallur për moshën e tij.

Eminemi ishte ai që fillimisht i bëri diss reperit në këngën “Not Alike” nga albumi “Kamikaze”.

Machine Gun Kelly po ashtu pretendoi në dissin e tij se ka kryer marrëdhënie me vajzën e Eminemit, Hailie dhe përmend ish gruan e tij, Kim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori