LAJMI I FUNDIT:

Emery: Dua një kapiten anglez te Arsenali  

Emery: Dua një kapiten anglez te Arsenali  

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery pranon se dëshiron një lojtar anglez si pjesë e lidershipit të grupit të tij.

Emery ka pranuar për herë të parë se Arsenali mund të humbasë Laurent Koscielny për shkak të problemeve të fundi dhe kjo do të thotë se ata do të kërkojnë më shumë liderë pasi Petr Cech dhe Aaron Ramsey u larguan nga klubi këtë verë.


Trajneri spanjoll ka thënë se dëshiron lojtarë angleze për t’u bërë pjesë e lidershipit të skuadrës.

Unai Emery: Granit Xhaka kandidat për kapiten të Arsenalit
Lexo po ashtu Unai Emery: Granit Xhaka kandidat për kapiten të Arsenalit

“Dua një lojtar anglez nga pesë kapitenët. Vitin e kaluar Xhaka, Mesut dhe Nacho ishin si kapiten. Por, pasi Aaron Ramsey dhe Petr Cech u larguan – dhe ndoshta Laurent Koscielny – do të doja më shumë”, ka thënë fillimisht Emery.

“Një lojtar anglez i cili u rrit në akademinë tonë mund të kuptojë frymën angleze dhe vlerat e Arsenalit . Këto janë cilësitë dhe që duam”.

“Kemi humbur disa lojtarë me përvojë të madhe dhe një kohë të gjatë në Angli dhe te Arsenali si Cech dhe Ramsey. Kemi humbur edhe Koscielnyn. Ata filluan një ditë të ishin kapiten kur ishin të rinj”.

Xhaka si kapiten i Arsenalit: Na duhet shumë punë para fillimit të sezonit të ri
Lexo po ashtu Xhaka si kapiten i Arsenalit: Na duhet shumë punë para fillimit të sezonit të ri

“Kemi lojtarë të rinj me përvojë, lojtarë që fillojnë për herë të parë për t’u konsideruar si kapitenë. Nëse vendosim për një lojtar ata kanë kapacitetin dhe meritojnë të kenë mundësinë të jenë kapiten”.

“Kërkoj përvojën e liderit, duke qenë një shembull në fushë dhe jashtë, karakterin dhe komunikimin me trajnerin dhe lojtarët e tjerë, aftësinë për të folur dhe për të qenë atje për tifozët, një lidhje të mirë dhe komunikim me klubin”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori