LAJMI I FUNDIT:

Emërimi i ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut ende po zvarritet, ngec puna e komisionit parlamentar

Emërimi i ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut ende po zvarritet, ngec puna e komisionit parlamentar

Zvarritja e emërimit të ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut mund të merr fund me një vendim të Presidentit, duka anashkaluar konsultimin e ligjvënësit.

Reklama

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se veprimi i kreut të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Antonio Milloshoski kalon çdo logjikë njerëzore dhe shtetërore, prandaj duhet vepruar në drejtim të plotësimit të vendeve vakante nëpër përfaqësitë diplomatike.

“Këtu jo vetëm që i bëjmë dëm politikës së jashtme dhe ofendojmë vendet ku ata duhet të shërbejnë, jo vetëm që i lëmë ambasadat e zbrazura për t’iu shërbyer njerëzve tanë në diasporë, për të promovuar politikat tona dhe për të marr informacione çfarë ndodh aty, por ka edhe implikime njerëzore. Fëmijët e tyre duhet të regjistrohen në shkolla. Viti shkollor fillon tani. Nëse ata vonohen disa muaj do të humbin një vit. Unë kam bërë disa herë thirrje edhe private edhe publike deri tek kreu i komisioni sepse kjo tejkalon çdo dallim partiak dhe politik. Është çështje shtetërore në të cilën duhet treguar të përgjegjshëm”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Osmani rikujtoi shtetet ku vendi ynë dhe qytetarët janë të pa përfaqësuar dhe të pambrojtur nga diplomacia amë.

“Është bllokuar Sofja si shumë e rëndësishme në këtë moment. Është bllokuar Kanadaja, Belgjika, Oslo, në rrugë të bllokimit është BE-ja, dhe Parisi. Janë vende të rëndësishme ku ambasadat nuk guxojnë të mbeten të zbrazura”, shtoi ai.

Puna e komisionit parlamentar ka ngecur në shqyrtimin e profileve të kandidatëve.

Deri tani filtrin parlamentar e ka kaluar vetëm Zoran Popov si ambasador në SHBA.

Thirrjes së fundit të Osmanit drejtuar Milloshoskit për të thirrur mbledhjen e trupit punues, Milloshoski nuk iu përgjigj dhe nuk deshi ta komentojë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Lajme
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Lajme
Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Lajme
Kryeministri britanik i vendosur ndaj shqiptarëve, rreth dymijë të kthyer në 6 muaj

Kryeministri britanik i vendosur ndaj shqiptarëve, rreth dymijë të kthyer në 6 muaj

Lajme
BMW 320 e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në veri të Mitrovicës

BMW 320 e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Hoti, Pecit: Hera e fundit që po polemizoj me një analfabet

Hoti, Pecit: Hera e fundit që po polemizoj me një analfabet

Politikë
Kalo në kategori