Ligji për Arsimi ne Lartë nuk do të jetë në rëndin e ditës ës Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pasi shumica parlamentare nuk arriti pajtim me opozitën. Sot u larguan tri pikat e këtij Ligji.

Deputetët e opozitës shqiptare kanë theksuar se njoftimi për mbajtjen e mbledhjes është dërguar edhe pas orarit të paraparë për këtë takim.


Rina Ajdari, Halil Snopçe dhe Elmi Aziri kanë reaguar në lidhje me këtë shkelje, ashtu që ky i fundit e vlerësoi edhe si “tendencë klandestine”.

Opozita dhe Qeveria nuk kanë krijuar ndonjë zgjidhje në lidhje me këtë Ligj.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 22 prill e ka miratuar versionin final të paketës së tre ligjeve që lidhen me arsimin e lartë, përfshirë Ligjin për arsimin e lartë, Ligjin për cilësinë në arsimin e lartë dhe atë për hulumtimet shkencore. Në fillim të korrikut, ky Ligj u dërgua në Kuvend.

Projektligji për arsimin e lartë, i cili supozohet të zëvendësojë zgjidhjen aktuale ligjore, u prezantua nga Janevska më 6 shkurt të këtij viti. Disa nga risitë e publikuara deri më tani kanë shkaktuar reagime në komunitetin akademik, por edhe nga partitë politike të opozitës, disa prej të cilave kanë kërkuar tërheqjen e ligjit të ri. Zgjidhja e re ligjore është tani cak i kritikave nga partitë opozitare, veçanërisht nga Lidhja Social Demokrate, e cila sheh në të elementë që do të ishin të dëmshëm për sistemin e arsimit të lartë në vend.