LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk po dështon me premtimin e tij mbi racizmin – lojtarët me ngjyrë të Botërorit 2022 po fyhen me fjalë nga më të ndyrat në Twitter

Elon Musk po dështon me premtimin e tij mbi racizmin – lojtarët me ngjyrë të Botërorit 2022 po fyhen me fjalë nga më të ndyrat në Twitter

Pavarësisht garancive të Elon Musk se Twitter do të ishte pa gjuhën e urrejtjes, një raport tregon se postimet raciste kundër futbollistëve në Kampionatin Botëror po lejohen dhe platforma e rrjeteve sociale me sa duket nuk po bën asgjë për t’i fshirë ato ose për të sanksionuar llogaritë që i kanë postuar, edhe pse ato ishin raportuar gati një javë më parë.

Përpara fillimit të Botërorit 2022 shumë të diskutueshëm në Katar, Elon Musk publikoi një status në Twitter duke thënë se politika e re në Twitter është liria e fjalës, por jo liria e arritjes, duke shtuar se çdo status negativ ose urrejtje do të debostohet dhe demonetizohet maksimalisht, duke nënkuptuar se nuk do të ketë mundësi fitimi parash nga Twitter në këtë mënyrë.


Raporti tregon që postimet racore në Twitter të lojtarëve të Kampionatit Botëror nuk janë fshirë, shkruan Marca.

Qendra kundër urrejtjes digjitale është një organizatë jofitimprurëse britanike që bëri një studim i cili zbuloi se mbi 100 statuse abuzive racore u drejtoheshin lojtarëve të Kampionatit Botëror përpara fillimit të turneut, pa u fshirë nga poseduesit e faqes.

Ndër mënyrat më ofenduese në statuset në Twitter gjendet fjala “nigger (zezak)”, si dhe emoji me majmun dhe banane, me të cilat ofenduesit iu referohen njerëzve me ngjyrë që të kthehen në vendet e tyre.

Disa nga lojtarët me ngjyrë që ky studim kërkimor zbuloi se ishin në shënjestër të racizmit janë: Bukayo Saka, Marcus Rashford, Gabriel Jesus, Jadon Sancho, Richarlison, Mohamed Salah dhe të tjerë.

Twitter po e ka të vështirë të trajtojë rritjet masive të trafikut të prodhuara nga Kampionati Botëror 2022 në Katar, edhe më shumë për shkak të faktit se rreth 5,000 punonjës janë pushuar nga puna në tri javët e fundit që kur Musk mori drejtimin e platformës së rrjeteve sociale.

Imran Ahmed, CEO i Qendrës kundër urrejtjes digjitale tha se hulumtimi i tyre dëshmon se Twitteri i Elon Musk nuk është më i përshtatshëm për qëllimin dhe duhet të frenohet.

“Racistët kërkojnë të dërgojnë një mesazh se nëse edhe heronjtë kombëtarë mund të jenë në shënjestër të pandëshkueshëm, atëherë as ne të tjerët nuk jemi të sigurt”, tha Ahmed për VICE. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori