LAJMI I FUNDIT:

Elita Rudi emocionohet nga kënga e re e Gjikos: Çdo herë që e kam dëgjuar, më kanë shoqëruar edhe lotët

Elita Rudi emocionohet nga kënga e re e Gjikos: Çdo herë që e kam dëgjuar, më kanë shoqëruar edhe lotët

Reperi i njohur, Gjiko, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Gjoni”.

Kënga është pritur mirë nga publiku, kjo pasi tematika që trajton është tejet e veçantë.


Në këtë këngë, ai iu këndon faljes së gjaqeve dhe fenomenit të hasmërive farefisnore që kanë ekzistuar ndër vite te shqiptarët.

Duket se ky projekt është pritur jashtëzakonisht mirë edhe nga familjarët e reperit, të cilët e kanë përgëzuar atë për punën e bërë.

Gjiko shfaqet i lumtur në krahët e Elitës gjatë udhëtimit të tyre në Milano
Lexo po ashtu Gjiko shfaqet i lumtur në krahët e Elitës gjatë udhëtimit të tyre në Milano

Ka qenë bashkëshortja e tij, prezantuesja Elita Rudi, ajo e cila e rishpërndau në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një pjesë të këngës, duke treguar emocionet që kishte ndjerë në çdo notë të saj.

Foto: Elita Rudi/InstaStory

“Çdo herë që e kam dëgjuar e pa këtë spot përpara publikimit, më kanë shoqëruar edhe lotët. Një super projekt nga Gjiko. Për një realiteti të hidhur të Kosovës”, ka shkruar Rudi në InstaStory.

Kujtojmë që ky projekt muzikor vjen mes një shqetësimi të çiftit kohëve të fundit, kjo pasi reperi pejan është akuzuar nga një vajzë e panjohur për dhunim – akuza të cilat ai i ka mohuar me forcë duke i quajtur shpifje dashakeqëse me qëllime përfitimi në krah të imazhit të tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori