LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutim i turpshëm i penaltisë në ndeshjen e Kupës së Turqisë (Video)

Ekzekutim i turpshëm i penaltisë në ndeshjen e Kupës së Turqisë (Video)

Dihet se një penalti është ekzekutuar keq kur portieri qesh me goditjen e bërë.

Me rezultatin 1-0 në disavantazh të ekipit të tij, Giresunspor, po këtij ekipi i është dhënë një penalti në minutën e 52-të.


Ndeshja ishte në kuadër të Kupës së Turqisë ndaj Fenerbahces, por Dodo rrëmbeu vëmendjen për të keq.

Braziliani mori përgjegjësinë e penaltisë dhe teksa e goditi penaltinë mashtroi portierin për anën, por goditja i shkoi në mënyrë të turpshme duke mos e goditur si duhet topin.

Rezultati? Një përpjekje e dështuar që kaloi pranë shtyllës. Nuk është çudi që ky lojtar ka dështuar të shënojë gol këtë sezon.

Carlos Kameni në gol nuk ka mundur ta ndalë veten së qeshuri, teksa një lojtar i Fenerit shkoi edhe më larg duke ngushëlluar Dodon. Ishte vërtet ekzekutim i keq…

Giresunspor e barazoi rezultatin më vonë me anë të Jones Carioca, por Fenerbahce doli fituese e takimit nga një penalti në kohë shtesë. /Telegrafi/