LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i meteorologjisë paralajmëron vapën e korrikut

Eksperti i meteorologjisë paralajmëron vapën e korrikut

Temperaturat në vendin tonë gjatë ditëve të fundit të muajit qershor kanë shkuar deri në 32 gradë, por korriku do të jetë muaj me temperatura edhe më të larta.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të nxehta ajrore që vijnë nga pjesa jugperëndimore e rajonit.

“Temperaturat minimale do të luhaten nga 15 deri në 17 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të luhaten deri në 34 gradë celsius. Gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje të shiut. Do të ketë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit në shpejtësi nga 1 deri 7 metër sekondë”, tha Tahirsylaj, për Express.

Tahirsylaj ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik do të ketë ngritje të temperaturave, ku ato maksimalet mund të shkojnë deri në 39 gradë celsius.

“Kjo gjendje do të vazhdojë. Muaji korrik do të jetë më i nxehti gjatë stinës së vitit. Temperaturat mund të shkojnë deri në 39 gradë celsius. Gjithnjë bisedojmë për matjet profesionale në shtëpizat meteorologjike nën hije. Në qytete dhe vendbanime urbane këto temperatura mund të jenë më të larta, por nuk janë standarde, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike me seli në Gjenevë”, thekson Tahirsylaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori