LAJMI I FUNDIT:

Eksperti britanik i Inteligjencës Artificiale thotë se nuk duhet t’i besoni “chatbot-eve” me sekretet tuaja

Eksperti britanik i Inteligjencës Artificiale thotë se nuk duhet t’i besoni “chatbot-eve” me sekretet tuaja

Një ekspert i Inteligjencës Artificiale është shprehur skeptik për t’i besuar ChatGPT-s lidhur me problemet e punës ose preferencat politike.

Mike Wooldrige, një profesor i Inteligjencës Artificiale në Universitetin e Oksfordit, thotë se ndarja e informacioneve private me një chatbot do të ishte “jashtëzakonisht e pamatur” pasi çdo gjë e zbuluar ndihmon në trajnimin e versioneve të ardhshme, transmeton Telegrafi.


Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale: Twitter shkoi, Threads erdhi, Inteligjenca Artificiale hyri në lojë
Lexo po ashtu Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale: Twitter shkoi, Threads erdhi, Inteligjenca Artificiale hyri në lojë

Përdoruesit gjithashtu nuk duhet të presin një përgjigje të balancuar ndaj komenteve të tyre, pasi teknologjia “ju tregon atë që dëshironi të dëgjoni”, shton ai.

Wooldridge po eksploron temën e AI-s në kuadër të leksioneve të Krishtlindjeve të Institucionit Mbretëror të këtij viti.

New York Times padit OpenAI dhe Microsoftin
Lexo po ashtu New York Times padit OpenAI dhe Microsoftin

Platforma ChatGPT, një chatbot me Inteligjencë Artificiale ka fituar popullaritet të madh, prej se u lansua një vit më parë, duke hapur një “derë të re” në botën e teknologjisë. /Telegrafi/