LAJMI I FUNDIT:

Edhe tri ditë për konvertimin e targave ilegale në RKS – biseda telefonike ndërmjet këshilltarit special të DASH-it e Kurtit dhe kërkesa për shtyrje të afatit

Edhe tri ditë për konvertimin e targave ilegale në RKS – biseda telefonike ndërmjet këshilltarit special të DASH-it e Kurtit dhe kërkesa për shtyrje të afatit

Çështja e targave që disa ditë është vënë në qendër të diskutimeve, ndërsa kanë mbetur edhe tri ditë afat që qytetarët serbë kanë mundësi t’i konvertojnë targat ilegale në RKS.

Të enjten lidhur me çështjen e targave është deklaruar këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet pas një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu është deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani, madje janë deklaruar edhe nga Bashkimi Evropian.


Derisa Kurti në njoftimin e tij në Twitter, tha se ka biseduar për çështjen e sundimit të ligjit, Chollet ka dhënë detaje të tjera të bashkëbisedimit.

Chollet ka theksuar se me Kurtin ka biseduar për shmangie të tensioneve si dhe shtyrje të zbatimit të vendimit për targat.

Tutje ai tha se nuk duhet të këtë konfiskime apo gjoba ndaj serbëve.

“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.

Ndërkaq pas kësaj ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shpërndarë ‘twittin’ e Chollet, duke thënë se e është e rëndësishme shtyrja e vendimit për targat në mënyrë që të shmangen tensionet.

“Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre serbëve që kanë ndërruar targat e tyre në RKS”, ka thënë Hovenier.

Për targat ditë më parë ka folur edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

I pyetur se pse i ka kërkuar palës kosovare shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale serbe edhe për dhjetë muaj, Escobar ka thënë se zbatimi ka filluar gjatë verës.

“Atëherë kërkuam një shtyrje të zbatimit për një vit për t’u përgatitur më mirë, në mënyrë që ata vetë të përgatiteshin më mirë. Që atëherë kanë kaluar dy muaj, kështu që ne jemi ende në kërkim të dhjetë muajve të mbetur”, ka thënë Escobar.

Lidhur me çështjen e targave të enjten është deklaruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ngriti si shqetësim djegien e shtëpive dhe makinave të qytetarëve serbë të cilët po i konvertojnë targat e veturave të tyre nga ato ilegale në RKS.

Në një konferencë për media bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Osmani ka thënë se kjo dëshmon që veprimet e Kosovës sa i përket targave, kanë qenë të drejta dhe janë për sundim të ligjit e barazi, por assesi kundër qytetarëve serbë.

“Sa i përket targave, mendoj se çështja që duhet ta diskutojmë sot në fakt është pak më ndryshe, pra ta shohim kontekstin e targave nga një segment tjetër. E ajo është që ka një kohë që qytetarëve serbë që po e zbatojmë ligjin, pra po i konvertojnë targat, po iu djegën shtëpitë e makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale e kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së, po dëshmojnë që kjo është çështje e sundimit të ligjit”.

Tutje, Osmani ka thënë se ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar targat, është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, përfshirë djegiet e veturave e shtëpive, që po ua bëjnë strukturat ilegale kriminale.

“Lufta jonë është kundër bandave, dhe presim që të kemi përkrahjen e aleatëve tanë edhe në BE edhe në SHBA”, ka përfunduar ajo.

Për afatin e 31 tetorit që është vendosur për kthimin e targave nga ato ilegalet që qarkullojnë në Kosovë në RKS, ka folur edhe Von der Leyen, duke thënë se rregullat është e domosdoshme të respektohen.

“Rregullat janë të qarta dhe duhet të respektohen në çdo shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë përfshirës, duhet të shkojë siç duhet”, është shprehur ajo.

“Unë e di se është duke u punuar për t’i gjetur një zgjidhje dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që janë duke u bërë në kuadër të dialogut”, ka thënë Von der Leyen.

E duke ditur se kanë mbetur vetëm edhe tri ditë për qytetarët serbë që të konvertojnë targat ilegale në RKS, Bashkimi Evropian edhe një herë ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që në ditët në vijim të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë deri te përshkallëzimi i situatës dhe se blloku evropian me partnerët po vazhdon intensivisht punën për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.

“Disa herë në të kaluarën kemi thënë se është me rëndësi të jashtëzakonshme që të parandalohet çfarëdo tensionimi, i cili mund të çojë deri te përshkallëzimi i situatës. Ajo për të cilën më së paku kanë nevojë Serbia e Kosova në këtë moment është të ketë më shumë tensione. Ato kanë nevojë për më shumë progres në mënyrë që ta çojnë dialogun përpara. Siç kemi thënë, [ato] duhet të punojnë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse në dialog për normalizimin e raporteve. Ne po punojmë me partnerët tanë, jo vetëm ne si BE, por edhe partnerët tjerë, si dhe me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të parandalohet çfarëdo shkëndije e përshkallëzimit të situatës”, është shprehur Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Qëndrimi i BE-së vjen disa orë pasi nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dhe Serbia paralajmëruan për vendosjen e barrikadave, nëse Kosova, pas 31 tetorit do të konfiskojë targat apo makinat e serbëve.

Qeveria e Kosovës ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët serbë që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia – që Prishtina i konsideron ilegale – duhet ‘i konvertojnë në RKS- Republika e Kosovës.

E që nga 1 shtatori, kur ka filluar konvertimi i targave në veri të vendit janë regjistruar tri raste të djegies së veturave apo pronës së qytetarëve, të cilët i kanë konvertuar targat e veturave nga ato ilegale që lëshohen nga Serbia, në legale të Republikës së Kosovës – RKS.

Kështu ka njoftuar në një përgjigje me shkrim për Telegrafin zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi.

Sipas saj, Serbia dhe strukturat “ilegale” në veri, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, të cilët po e zbatojnë ligjin dhe po i konvertojnë targat.

“Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentin e Serbisë, [Aleksandar] Vuçiq, dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri”, tha Fetoshi.

Ndryshe, deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme.

Deri më tani, vetëm 20 makina janë riregjistruar në RKS, dhe ky numër i vogël – krahasuar me afër 10.000 makina sa besohet se kanë targa të tilla në Kosovë – sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është për shkak “të frikësimit” të serbëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori