LAJMI I FUNDIT:

Osmani për targat: Veprimet tona janë kundër bandave, presim mbështetje nga BE e SHBA

Osmani për targat: Veprimet tona janë kundër bandave, presim mbështetje nga BE e SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka ngritur si shqetësim djegien e shtëpive dhe makinave të qytetarëve serbë të cilët po i konvertojnë targat e veturave të tyre nga ato ilegale në RKS.

Në një konferencë për media bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Osmani ka thënë se kjo dëshmon që veprimet e Kosovës sa i përket targave, kanë qenë të drejta dhe janë për sundim të ligjit e barazi, por assesi kundër qytetarëve serbë.

“Sa i përket targave, mendoj se çështja që duhet ta diskutojmë sot në fakt është pak më ndryshe, pra ta shohim kontekstin e targave nga një segment tjetër. E ajo është që ka një kohë që qytetarëve serbë që po e zbatojmë ligjin, pra po i konvertojnë targat, po iu djegën shtëpitë e makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale e kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së, po dëshmojnë që kjo është çështje e sundimit të ligjit”.

“Kosova është konfirmuar si shteti me reformat më të mëdha në gjithë Evropën në fushën e sundimit të ligjit. Kjo dëshmon që veprimet tona kanë qenë të drejta, e janë për sundim të ligjit e barazi të të gjithëve, assesi kundër qytetarëve tanë serbë”, është shprehur ajo para mediave, raporton Telegrafi.

Tutje, Osmani ka thënë se ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar targat, është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, përfshirë djegiet e veturave e shtëpive, që po ua bëjnë strukturat ilegale kriminale.

“Lufta jonë është kundër bandave, dhe presim që të kemi përkrahjen e aleatëve tanë edhe në BE edhe në SHBA”, ka përfunduar ajo.

Për afatin e 31 tetorit që është vendosur për kthimin e targave nga ato ilegalet që qarkullojnë në Kosovë në RKS, ka folur edhe Von der Leyen, duke thënë se rregullat është e domosdoshme të respektohen.

“Rregullat janë të qarta dhe duhet të respektohen në çdo shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë përfshirës, duhet të shkojë siç duhet”, është shprehur ajo.

“Unë e di se është duke u punuar për t’i gjetur një zgjidhje dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që janë duke u bërë në kuadër të dialogut”, ka thënë Von der Leyen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori