LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Blinken i kërkon Kurtit shtyrjen e afatit për targat: Mos të ketë konfiskime apo gjoba ndaj serbëve

Këshilltari i Blinken i kërkon Kurtit shtyrjen e afatit për targat: Mos të ketë konfiskime apo gjoba ndaj serbëve

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën e krijuar për targat.

Edhe pse Kurti në njoftimin e tij në Twitter, tha se ka biseduar për çështjen e sundimit të ligjit, Chollet ka dhënë detaje të tjera të bashkëbisedimit.


Chollet ka theksuar se me Kurtin ka biseduar për shmangie të tensioneve si dhe shtyrje të zbatimit të vendimit për targat.

Tutje ai tha se nuk duhet të këtë konsfiskme apo gjoba ndaj serbëve.

“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.

Menjëherë pas kësaj, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shpërndarë ‘twittin’ e Chollet, duke thënë se e është e rëndësishme shtyrja e vendimit për targat në mënyrë që të shmangen tensionet.

“Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre serbëve që kanë ndërruar targat e tyre në RKS”, ka thënë Hovenier.

Ndryshe, deri më 31 tetor, sipas Qeverisë së Kosovës, serbët në veri mund të pajisen me targa RKS dhe t’i zëvendësojnë targat që i kanë me akronime serbe për qytetet e Kosovës, sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme.

Deri më tani, vetëm 20 makina janë riregjistruar në RKS, dhe ky numër i vogël – krahasuar me afër 10.000 makina sa besohet se kanë targa të tilla në Kosovë – sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është për shkak “të frikësimit” të serbëve.

Insitucionet e Kosovës kanë thënë se nga 1 shtatori, ka regjistruar tri incidente të sulmeve ndaj serbëve që i janë përgjigjur kërkesës për riregjistrimin e makinave./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori