LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Nuk ka një afat të caktuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shpresoj të shtyhet zbatimi i vendimit për targat

Escobar: Nuk ka një afat të caktuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shpresoj të shtyhet zbatimi i vendimit për targat
Foto: Arkiv

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se nuk është caktuar asnjë afat për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Escobar, në një intervistë për Radio Televizionin Serb (RTS), ka thënë se SHBA-të e mbështesin propozimin franko-gjerman, por ka përgënjeshtruar raportimet e mediave serbe se 24 shkurti është caktuar si datë e fundit për arritje të marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.


“Nuk jam në dijeni se ai [propozimi franko-gjerman] kërkon një zgjidhje urgjente brenda disa javësh. Por, sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, tha Escobar, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se propozimi evropian duhet të shqyrtohet sepse, siç vlerësoi ai, do të ndihmojë që shumë shpejt të arrihet progres në dialog.

“Ai propozim është ende në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Nuk na takon neve të vendosim afate. Me sa di unë nuk janë vendosur as nga evropianët”, tha Escobar.

Ai më tej tha se SHBA mbështet njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendojmë se kjo do të ishte më e mira për rajonin. Por thelbi i dialogut është që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet atyre. Nëse ka një zgjidhje që funksionon për të dyja palët…”, ka deklaruar ai.

I pyetur se pse i ka kërkuar palës kosovare shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale serbe edhe për dhjetë muaj, Escobar ka thënë se zbatimi ka filluar gjatë verës.

“Atëherë kërkuam një shtyrje të zbatimit për një vit për t’u përgatitur më mirë, në mënyrë që ata vetë të përgatiteshin më mirë. Që atëherë kanë kaluar dy muaj, kështu që ne jemi ende në kërkim të dhjetë muajve të mbetur”, ka thënë Escobar.

Ai ka konfirmuar që në thelb, afati për zbatimin ka mbetur i njëjtë, 1 shtatori.

“Qëllimi, pak a shumë, ishte 1 shtatori, por ne kërkuam që të ishte 1 shtatori i vitit të ardhshëm”.

Escobar tha se për çështjen e shtyrjes së afatit për targat janë duke u zhvilluar me palën kosovare dhe janë në një fazë të ndjeshme.

“Shpresoj shumë që do të zgjasin afatin. Shpresoj se do të pranojnë kërkesën e vendeve të QUINT-it dhe kërkesën personale të Sekretarit amerikan të Shtetit për ta shtyrë afatin, që zbatimi të jetë më pak kaotik dhe për të krijuar kushtet për zbatimin e duhur”, ka thënë Escobar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori