ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sabri Fejzullahu ka publikuar këngën e re në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit.

Kënga titullohet “Ndal” dhe është një baladë, të cilën këngëtari e interpreton ashtu si di ai.


Me muzikë të Virusit dhe tekst të Fatmir Mujës, kjo këngë padyshim se do të pritet mirë nga pëlqyesit e muzikës së Sabriut.

Një baladë e ka lansuar edhe djali i tij, Ermal Fejzullahu, që mban titullin “Ku je dashni”.

Edhe kjo këngë i ka autorët e njëjtë – Virusi ka bërë muzikën, kurse Fatmir Muja e ka shkruar tekstin. /Telegrafi/