LAJMI I FUNDIT:

Edhe Rita Ora flet rreth abuzimeve seksuale të Harvey Weinsteinit

Edhe Rita Ora flet rreth abuzimeve seksuale të Harvey Weinsteinit
Mandatory Credit: Photo by REX/Shutterstock (4104161x) Rita Ora and Harvey Weinstein Marchesa Show, Spring Summer 2015, London Fashion Week, Britain - 13 Sep 2014

Harvey Weinstein po përballet me akuza të rënda rreth ngacmimeve seksuale që i kishte bërë ndër vite.

Weinstein thuhet se i ka ngacmuar seksualisht edhe aktoret Gwyneth Paltrow, Cara Delevinge dhe Angelina Jolie, të cilat kanë folur publikisht për këtë.


Rita Ora dhe Harvey Weinstein në Festivalin e Filmit të Kanës

Por, për dallim prej kolegeve të tjera, këngëtarja shqiptare Rita Ora i ka dhënë përkrahje regjisorit amerikan, megjithëse ka pohuar se akuzat rreth ngacmimeve seksuale janë të tmerrshme.

“Absolutisht jam tmerruar me shkrimet rreth të bëmave në të kaluarën të Weinsteinit”, tha Rita për gazetën britanike “The Sun”.

Të gjitha lajmet rreth Harvey Weinstein
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Harvey Weinstein

“Nuk mund ta imagjinoj se sa e vështirë ishte për femrat e përfshira. Është shumë e rëndë të ngrihesh dhe të flet pas një kohe të gjatë. Kam respekt maksimal për femrat që kanë folur. Por, gjithashtu jam shumë mirënjohës për punën artistike të Harveyt”, pohoi Rita

Kujtojmë se Harvey i mundësoi 26-vjeçares të hyjë në botën e hollivudit duke i dhënë një rol në filmin “Southpaw”, e cila u prodhua nga “The Weinstein Company”.

Ndryshe, atëkohë Weinstein e vlerësoi bukuroshen shqiptare si “zbulimin më të madh të vitit dhe se sërish do të punojë me Ritën”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori