LAJMI I FUNDIT:

Edhe Juve pas Hazardit

Edhe Juve pas Hazardit

Edhe një skuadër tjetër po kërkon shërbimet e reprezentuesit belg.

Eden Hazard pritet që në fund të këtij edicioni të largohet nga Stamford Bridge.


Është raportuar më herët se Real Madrid ishte afër nënshkrimit me mesfushorin me tipare sulmuese, por mediet italiane raportojnë se Juventus po ashtu është në garë për ta transferuar belgun.

Bianconerrët do të duhen të ndajnë mbi 60 milionë euro për Hazard, aq sa e ka vlerën në tregun e transferimeve.

Për shërbimet e 25-vjeçarit kanë shprehur interesim edhe skuadra kampione franceze e PSG-së.