LAJMI I FUNDIT:

Edhe Anwar Hadid ndryshon drastikisht flokët, bashkë me Duan enden të lumtur në New York

Edhe Anwar Hadid ndryshon drastikisht flokët, bashkë me Duan enden të lumtur në New York

Ata janë duke jetuar së bashku në New York, vetëm pas dy muajsh takimi me njëri-tjetrin.

Dua Lipa, 24 vjeçe, dhe Anwar Hadid, 20 vjeç, shijuan një udhëtim të këndshëm dorë për dore, të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Çifti ishin kombinuar me njëri-tjetrin, teksa ishin veshur me ngjyra të ndezura në shëtitjen që po bënin në New York, pak kohë pasi u zbulua në mediat e huaja se këngëtarja shqiptare ka arritur të fitojë mbi 10 milionë euro vitin e kaluar.

Dua u shfaq e veshur me një palë tuta blu në pjesën e poshtme, dhe një bluzë të verdhë në pjesën e sipërme.

Ajo dukej edhe më atraktive me një palë atlete të zeza.

Këngëtarja e hitit “New Rules” mbante një çantë blu, që shërbeu si aksesor në dukjen e saj.

Ndërkohë, vëllai i Gigi dhe Bella Hadidit ndryshoi flokët e tij, duke i ngjyrosur ato në të verdha dhe ngjyrë rozë.

Dua Lipa fitoi mbi 10 milionë euro gjatë vitit të kaluar, falë koncerteve dhe kontratave me Jaguar dhe Adidas
Lexo po ashtu Dua Lipa fitoi mbi 10 milionë euro gjatë vitit të kaluar, falë koncerteve dhe kontratave me Jaguar dhe Adidas

Anwar kishte veshur një bluzë të markës “Blond”, e cila udhëhiqet nga dy shqiptarë në tregun ndërkombëtar.

Ndërkohë, sipas “The Sun”, krijuesi i hitit “Be the One” ka fituar mbi 10 milionë euro gjatë vitit 2018, përafërsisht 27 mijë euro në ditë.

Këto shifra ajo i arriti nga koncertet e shumta, dhe kontratat fitimprurëse me markat e njohura Jaguar dhe Adidas.

Përfaqësuesit e Duas nuk pranuan të komentojnë në lidhje me këtë kur u kontaktuan nga DailyMail.

Çifti drejtuan për në “Claw Daddy’s” në New York City për të ngrënë darkë, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon për harmoninë që ata kanë si çift. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori