Këngëtarja e njohur, Kida, është tejet e suksesshme dhe e dashur për publikun dhe çdo postim i saj në rrjetet sociale arrin të marrë vëmendje.

Ajo po vazhdon të sjellë imazhe atraktive për fansat e saj të shumtë në Instagram, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe këtë herë.


Orhidea Latifi (emri i vërtetë i këngëtares) edhe sot (e diel) postoi disa fotografi nga performanca e saj e fundit, teksa shihet e veshur e tëra në të kuqe.

kida 273458475 911192096259851 5592964577409385894 n 1 Foto: Kida/Instagram

Kida kombinoi kostumin e saj nga lëkura me një palë syza dielli me ngjyrë të zezë, ndërsa nuk la anash theksimin e linjave joshëse.

kida 273235483 467409938212684 3570217766803031887 n 1 Foto: Kida/Instagram

“Pikante, por e ëmbël”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e imazheve, në të cilat pranoi komente pozitive nga ana e fansave të saj.

kida 273387956 152777077190251 2195082461409540410 n 1 Foto: Kida/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që krahas angazhimeve me koncerte, Kida po shijon edhe suksesin e albumit “Orchide” që e lansoi në fund të vitit 2021.

kida 273526795 289306936600757 7604962624736550448 n Foto: Kida/Instagram

Në anën tjetër, përmes disa postimeve që ka bërë së fundmi, artistja e njohur ka treguar se tashmë ka nisur punën për këngë të reja. /Telegrafi/