LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme, tifozët e Rennesit ia dëmtojnë veturën Lenjanit, kjo është arsyeja (Video)

E tmerrshme, tifozët e Rennesit ia dëmtojnë veturën Lenjanit, kjo është arsyeja (Video)

Ermir Lenjani nuk po kalon momentet e tija më të mira në futbollin francez.

Anësori i Kombëtares shqiptare nuk po vuan nga lëndimet por po vuan nga presioni i madh që po i bëjnë tifozët e klubit Rennes.


Ai së fundmi është fishkëlluar në stadium pse ka vendosur të qëndroj në klub, ndërsa ka qenë pikërisht Rennes që ka mbajtur shqiptarin në skuadër duke thënë se llogaritë në shërbimet e tij.

Por sikur mos të mjaftonin fishkëllimat dhe fyerjet gjatë ndeshjes, Lenjanit i kanë shkaktuar edhe dëme materiale.

Vetura e tij në mëngjesin e ditës së sotme ka pasur disa pasoja, pasi tifozët ia kanë dëmtuar veturën të tipi ‘Porsche’.

Pas këtyre gjërave që kanë ndodhur, mbetet të shihet nëse klubi i Rennes do të dalë me një qëndrim zyrtar për ta mbrojtur lojtarit i cili vështirë se do të mbetet në këtë klub pas gjërave që kanë ndodhur me tifozët.

Kjo që i ka ndodhur atij është e tmerrshme, pasi lojtari është transferuar në Ligue 1 me të vetmin qëllim të luaj futboll.

E gjithë kjo urrejtje e tifozëve kuq e zi ka ardhur pasi Lenjanin klubi i tij e kishte huazuar në Nantes, rivali i urryer i Rennes.

Telegrafi ka siguruar një video ku shihet një pjesë e veturës së Lenjanit e dëmtuar nga tifozët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori