LAJMI I FUNDIT:

E pakënaqur me muzikën në ditët e sotme dhe festivalet, Rosela Gjylbegu: Kur kam filluar unë ka qenë krejtësisht ndryshe, po nuk kishe talent nuk të jepte mundësi askush

E pakënaqur me muzikën në ditët e sotme dhe festivalet, Rosela Gjylbegu: Kur kam filluar unë ka qenë krejtësisht ndryshe, po nuk kishe talent nuk të jepte mundësi askush

E njohur gjithnjë si vajza që ka spikatur festivalet, mahnitur me vokalin që e karakterizon dhe po ashtu tashmë lirshëm mund të thuhet një yll në skenën muzikore shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren Rosela Gjylbegu, e cila me vlerat dhe të arriturat ndër vite ka fituar edhe simpatinë e publikut.


Për t’ua rikthyer në kujtesë, ajo për audiencën e gjerë shqiptare u zbulua në kompeticionin e talenteve të reja në muzikë, ”Ethet e së premtes mbrëma”, në 2003, por për asnjë moment nuk ka rreshtur së punuari për të arritur një karrierë të begat siç e gëzon tani.

Ky spektakël siç e ka potencuar disa herë ia ndryshoi jetën dhe i dha një mundësi për të treguar talentin në vijim.

Pavarësisht që vazhdoi pjesëmarrjen nëpër kompeticione të tjera të famshme muzikore, artistja nga Shkodra shquhet për një sërë hitesh si: “Vazhëzo”, “Maratonë”, “Jam Aty”, “Rri me mua”, “Formula e Lumturisë” e më shumë.

Fituese gjithashtu e disa çmimeve të rëndësishme, Gjylbegu këtë kohë ka qenë pak më e distancuar nga muzika.

Kjo duket se ka të bëjë edhe me përkushtimin e madh ndaj punës në administratën shtetërore, profesion që e ushtron prej më shumë se dhjetë vitesh.

Rosela, e cila edhe pas kaq vitesh ruan po të njëjtën ëmbëlsi dhe sharm, në një intervistë dhënë së fundmi për Telegrafin ka treguar pak më shumë rreth punës në Kuvend dhe muzikës.

Se kur do të rikthehet sërish me prurje të reja muzikore, çfarë mendon për tregun e tanishëm dhe festivalet, i zbulon në intervistën e mëposhtme:

Telegrafi: Rosela Gjylbegu, një emër shumë i dashur dhe i përfolur prej vitesh në tregun muzikor shqiptar, por edhe në politikë? Si i ndan dot këto dy profesione?

Rosela Gjylbegu: Vetëm në muzikë sepse në politikë nuk jam përfshirë ndonjëherë, përveçse punoj në një institucion shtetëror. Jam e lumtur që njerëzit më njohin e më respektojnë për Roselën artiste dhe sigurisht që kjo ka avantazhet e disavantazhet e veta në punë, pasi në disa raste të lehtëson komunikimin me njerëzit nga ana tjeter mund edhe të paragjykohesh nga të tjerët. Por tashmë u bënë vite kështu që jam mësuar t’i alternoj e ta menaxhoj si situate.

Telegrafi: Mendon që kanë gjë të përbashkët, politika dhe muzika? E beson se do të jesh edhe në të ardhmen e përfshirë akoma në politikë?
Siç e thash edhe më lartë unë vetëm punoj në një institucion shtetëror, jam nëpunëse civile, jo politike dhe pse punoj aty ku bëhet politika, nuk di nëse do përfshihem ndonjëherë në politikë, nuk është aspirata ime, por siç thotë ajo shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”.

Telegrafi: Viteve të fundit ke qenë më pasive me këngë e klipe të reja, a është kjo si shenjë distancimi nga muzika?

Rosela Gjylbegu: Unë jam tërhequr pak ose kam qenë më selektive në daljet e fundit për zgjedhje personale, dhe për shumë faktorë që nuk më pëlqejnë se si po bëhet sot muzika, dhe se sa e thjeshtë është bërë sot për t’u bërë i njohur, ndërkohë që në kohën kur un kam filluar ka qenë krejtësisht ndryshe e po nuk kishe talent nuk të jepte askush mundësi.

Telegrafi: Për të gjithë, jeni e njohur si ‘vajza e festivaleve’ – kanë vlerë sot festivalet sikurse dikur?

Rosela Gjylbegu: Festivalet do kenë gjithmonë vlerë nëse drejtohen nga njerëz profesionistë, me vlera njerëzore e profesionale të larta e jo nga njerëz pseudo drejtues apo që marrin përsipër të shkatërrojnë atë çka është thelbi i një festivali, shpirtin e bukur të festës, sepse çdo festival duhet të jetë feste, te sjelli gezim, argetim, jo te ushqejë ambicie të semura. Sepse s’duhet të harrojmë se ne jemi përçues të emocioneve dhe shembujsh për të rinjtë sidomos, por edhe për të gjithë ata që na ndjekin.

Telegrafi: Çfarë ka ndryshuar ndër vitesh në muzikë? Si e shikon tani?

Rosela Gjylbegu: Fatkeqësisht sapo vjen e përkeqësohet, nuk ka treg muzikor, nuk ka një kritikë, dhe një organ që kontrollon pak dhe cilësinë muzikore apo të teksteve, që kështu të mund të kemi materiale me vlerë, jo të përçojmë dhunë, agresivitet.. Siç po ndodh me atë çka shohim e dëgjojmë se fundmi.

Telegrafi: Ju jeni një pjesëmarrëse e rregullt në RTSH, çfarë vlerësimi keni dhe si mendon se shkon i gjithë procesi?

Rosela Gjylbeu: Kam qenë pjesëmarrëse e rregullt derisa u ndjeva e pa respektuar, mendoj që procesi i fest të RTSH-se çalon prej vitesh, sepse është drejtuar nga njerëz të paaftë, mendje ngushtë, dhe dashakeqës që e çuan këtë festival në këtë pikë duke larguar, autorët e artistët me të mirë në vend. Duke krijuar pa kënaqësi jo për çmimet po për nga mënyra e trajtimit pa respekt ndaj artistëve.

Telegrafi: Është ëndërr e juaja që të përfaqësosh Shqipërinë në “Eurovision 2022”?

Rosela Gjylbegu: Unë kam qenë në Eurovision në 2004 kur Shqipëria u përfaqësua për herë të parë me Anjeza Shahinin, e ne nga Ethet na u propozua ta shoqëronin Anjezen si back vocal, s’është e njëjta gjë si te jesh soliste por unë e kam jetuar një eksperiencë të ngjashme shumë të bukur e me shume peshë, dhe po patjeter do dëshiroja që një ditë ta përfaqësojë shtetin tim atje, por vetëm nëse do ta meritoja.
Telegrafi: A do të garosh sërish në kompeticione të tilla, e beson se ia vlen apo je e zhgënjyer me atë që bëhet?

Rosela Gjylbegu: Për sa kohë do të drejtohet nga njerëz që duan ta dëmtojnë festivalin nuk besoj se ja vlen pjesëmarrja… Uroj që gjërat të ndryshojnë.

Telegrafi: Cilat janë planet e Gjylbegut për të ardhmen, në vijim?

Rosela Gjylbegu: Për momentin jam fokusuar tek puna, kam disa projekte në proces e sipër por që pa u realizuar nuk preferoj të them më shumë.

Të gjitha lajmet nga Rosela Gjylbegu
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rosela Gjylbegu

Telegrafi: Mesazhi që do të përcillje për lexuesit e portalit Telegrafi?

Rosela Gjylbegu: Vlerësojeni jetën, dhe çdo mundësi që ju jepet sepse kemi vetëm një shans, nuk duhet të marrim asgjë për të mirëqenë, luftoni të jeni më të mirë, të doni veten e kështu do të jeni të destinuar që e mira t’ju vijë pas. Dashuroni e gëzojuni gjërave që keni dhe mos e ushqeni egon me ambicie të pa shëndoshë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori